Zbulohen viktimat e një cunami 3600-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip arkeologësh në Turqi ka zbuluar eshtrat e dy viktimave të para të konfirmuara të cunamit të gjeneruar nga një prej shpërthimeve vullkanike më shkatërruese ndonjëherë, ai i vullkanit Thera, i vendosur në detin Egje ku sot ndodhet ishulli grek i Santorinit.

Skeletet e një të riu dhe një qeni të nxjerra nga deti datojnë 3600 vjet më parë. Është i njëjti moment historik me të cilin lidhet edhe shpërthimi më i keq në Thera. Një fatkeqësi natyrore që zhduku qytetin e lashtë minoan të Akrotirit, në Santorini, përtej vendbanimeve të tjera në ishujt e afërt dhe në brigjet e Kretës. Mendohet se ngjarja vullkanike frymëzoi mitin e Platonit për Atlantidën, ishullin legjendar që u fundos në një natë të vetme.

Mbetjet e hirit vullkanik të depozituara nga vullkani në shpërthimin që ndodhi rreth vitit 1600 para Krishtit, janë gjetur me bollëk në Santorini, por ajo e cunamit deri më tani kishte mbetur vetëm një hipotezë. Valët anormale tërheqin viktimat dhe mbeturinat drejt detit, larg nga bregu ku është më e vështirë t’i gjesh ato, prandaj nuk kishte asnjë provë të një cunami të prodhuar nga shpërthimi i Therës.

Ekipi i udhëhequr nga arkeologët nga Universiteti i Ankarasë zbuloi mbetjet në Çeşme-Bağlararası, një vend i epokës së bronzit në bregun perëndimor të Turqisë me pamje nga deti Egje. Këtu, gjatë cunamit, një mur mbajtës mbante trupat e një njeriu dhe një qeni, si dhe hirin, rrënojat dhe mbeturinat e tjera, duke i penguar ata të thitheshin nga furia e detit. Siç thuhet në artikullin e publikuar në PNAS, burri dhe qeni u gjetën në një pozicion pak të lakuar që të kujton ato të viktimave moderne të cunamit. Rreth skeletit nuk u vunë re shenja të varrimit.

Lexo edhe :  1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Datimi radiokarbon i materialit rreth viktimave e vendos cunamin “vrasësin” jo më herët se viti 1612 para Krishtit. Ekipi gjithashtu zbuloi se kishte disa cunami të shkaktuara nga vullkani Thera rreth asaj kohe, si dhe përpjekje të shumta shpëtimi. Në sitin arkeologjike u gjetën disa vrima në formë të çrregullt, ndoshta të krijuara në përpjekje për të nxjerrë gurë të mëdhenj nga balta ose për të gjetur të mbijetuarit menjëherë pas katastrofës.

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV