Ylli serb i tenisit, Novak Djokovic arrestohet në Australi para vendimit për dëbimin e tij nga vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Novak Djokovic është arrestuar në Australi përpara një seance gjyqësore që do të përcaktojë nëse ylli i tenisit, i pavaksinuar, mund të qëndrojë në vend. Serbi përballet me dëbimin pasi viza e tij u anulua për herë të dytë, me qeverinë që e cilësoi 34-vjeçarin si një kërcënim për shëndetin publik.

Avokatët e tij po apelojnë kundër asaj që ata e quajtën një gjykim “irracional”, me seancën e caktuar për të dielën.

Ndërkohë, serbi Djokovic është planifikuar të luajë Australian Open të hënën, në Melburn. Nëse do lejohet të luajë dhe fiton, ai do të bëhej tenisti më i suksesshëm për meshkuj në historinë e sportit me 21 tituj të mëdhenj, shkruan newsbomb.al.

Seanca dëgjimore e së dielës, e cila është planifikuar për në orën 09:30 me orën lokale (22:30 GMT të shtunën), është vendimtare nëse Djokoviç do të jetë në gjendje të konkurrojë vetëm disa orë më vonë. Nëse ai humbet apelimin, do përballet me deportim dhe një ndalim të vizës për tre vjet.

Të shtunën, menjëherë pas një seance paragjyqësore në internet, Djokoviç u kthye në hotelin e paraburgimit të imigracionit ku mbahej në fillim të kësaj jave. Ai do të qëndrojë atje deri në apelin e tij përfundimtar të dielën.

Viza e Djokoviç u revokua për herë të parë menjëherë pas mbërritjes së tij në Melburn më 6 janar, pasi zyrtarët e Forcave Kufitare Australiane thanë se ai “dështoi të sigurojë provat e duhura” për të marrë një përjashtim nga vaksina.

Ylli i tenisit u mbajt për ditë të tëra në një hotel imigracioni, përpara se viza e tij të rivendosej nga një gjykatës, i cili urdhëroi lirimin e tij, duke vendosur që zyrtarët e kufirit shpërfillën procedurën e duhur kur ai mbërriti.

Lexo edhe :  Transferim tek rivalët e qytetit, Noni Madueke prezantohet si lojtar i Arsenalit

Por të premten në mbrëmje, zoti Hawke anuloi edhe një herë vizën e Djokoviç nën kompetenca të veçanta në Aktin e Migracionit të Australisë. Akti i lejon atij të dëbojë këdo që ai e konsideron si rrezik potencial për “shëndetin, sigurinë ose rendin e mirë të komunitetit australian”.

Të fundit

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV