Tërmet vdekjeprurës në Afganistan/ Deri tani 26 viktima, dhjetëra të tjerë nën rrënoja

Afganistani u godit nga një tërmet vdekjeprurës këtë të hënë. Deri tani numërohen 26 të vdekur sipas mediave vendase.

Shtëpitë e tyre u shembën si pasojë e tërmetit të fortë. Lëkundjet, janë regjistruar në rajonin Qaddis dhe magnitude e saj ishte 5.3 ballë e shkallës rihter.

“Pesë gra dhe katër fëmijë janë në mesin e 26 personave të vrarë në tërmet”, njoftuan nga autoritetet. Po ashtu, ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për personat që ndodhen nën rrënoja.

Tërmeti gjithashtu shkaktoi dëme te banorët e rrethit Muqr në provincë. Afganistani është tashmë në kontrollin e një fatkeqësie humanitare, e përkeqësuar nga pushtimi i vendit nga talibanët në gusht.