Pjetër Arbnori, jeta e vështirë e “Mandelës së Ballkanit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U lind 18 janar 1935 në Durrës, ndërsa u nda nga jeta më  8 korrik 2006 në Napoli

Pjetër Arbnori ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Ai është quajtur “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet.

Fillimet

U lind më 18 janar 1935 në Durrës, në gjirin e një familjeje shkodrane me prejardhjen nga lokaliteti buzëliqenor i Shirokës, i biri i Filip Tomës dhe Gjystinës. I ati oficer xhandarmërie, mori pjesë në qëndresën kundër pushtimit italian më 7 prill në Durrës, drejtuar nga Abaz Kupi. Më 1940 familja qe vendosur në Ersekë dhe i ati shërbente në luftën italo-greke, Pjetri ndoqi në Mësonjëtoren e Korçës klasën e parë fillore. Dimrin e 1940 familja pa të atin, që shërbente në luftë, u kthye në Shkodër, ku blenë një shtëpi në Shirokë dhe Pjetri vijoi mësimet në shkollën lokale.

Më 1942 Filipi u vra në përpjekje me pritën e çetës së Teki Kolanecit, Petrit Dumes dhe Nevzat Haznedarit.

Pjetri klasën e tretë të fillores e ndoqi në Kolegjin Saverian dhe më pas shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “29 Nanduer”, shkolla në të cilat figuronte i regjistruar Pjetër Filipi. Në vitet 1949-50 u organizua me shokë e bashkëmoshatarë në grupe trevetëshe që shtypnin dhe shpërndanin trakte, grumbullonin dhe transportonin traktet e Komitetit “Shqipëria e Lirë” që hidheshin nga avionët. Me të kryer maturën për violinë, duke pasë qenë në orkestrën e filarmonisë së Shkodrës, mësuesi i tij Prenk Jakova bëri të mundur që të shkonte mësues si fillim në shkollat e qytetit. Pasi u pushua nga puna, iu gjet një vend në një shkollë tetëvjeçare në Dukagjin. Më pas shkoi ushtar dhe nisi punën në bujqësi në fermën Xhafzotaj, më pas në SMT Shijak. Më 1957 iu dha leje që të vazhdonte me korrespondencë Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me vendim të Komitetit të Partisë në Durrës u caktua mësues letërsie në Shkollën e Mesme Bujqësore në Golem, nën emrin Pjetër Toma.

Arrestimi

Më 1962 u arrestua i akuzuar se kish dashur të formonte një parti social-demokrate, gjë për të cilën u dënua me 25 vjet burgim. Pas tetëmbëdhjetë viteve burgim e ridënuan me 10 vite të tjera burgim.

Në kushtet më të vështira në burg ai shkroi një pjesë të madhe të veprës së tij letrare. Në kohën që periudha e dënimit të tij po përfundonte, atë e dënuan përsëri me dhjetë vjet burg. Në gusht të vitit 1989 Pjetër Arbnori u lirua nga burgu. Arbnori kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. Ai u arrestua në moshën 26 vjeçare dhe u lirua kur ishte 54 vjeç.

Demokracia

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Lexo edhe :  11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Me ndihmën e tij u bë e mundur atdhesimi i eshtrave të shkrimtarit çam Bilal Xhaferri.

Në vitin 1997, Partia Demokratike tij humbi zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Fatos Nano, pas trazirave të shkaktuara nga rënia e skemave e piramidale, që kishte shkaktuar shkatërrimin financiar të mijëra vetëve. Për Pjetër Arbnorin shpejt u bë e qartë se, ekzistonte rreziku që censura që ishte e zakonshme nën regjimin e vjetër të mund të rivendosej. Kështu, kur stacioni televiziv shtetëror nuk pranonte të transmetonte deklaratat dhe nismat e partisë opozitare, ai hyri në grevë urie. Fama e “Mandelës së Ballkanit” tërhoqi vëmendjen e shumë qeverive të botës perëndimore, mbështetja e të cilëve e detyroi koalicionin e shumicës së majtë në Parlament për të rishikuar qëndrimin e saj dhe të miratojë një garanci formale të pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit. Ndryshimi në ligj u njoh si “Amendamenti Arbnori”.

Pjetër Arbnori vdiq në Napoli, Itali ku kishte shkuar pas një hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la dy fëmijë. Partia Demikoratike, që kishte ardhur në pushtet në këtë kohë, e nderoi atë duke zhvilluar një ceremoni zyrtare shtetërore.

Nderimet

Pjetër Arbnori ka pasur një sërë urdhrash e medaljesh. Ai ka qenë: “Mësues i Popullit”, “Pishtar i Demokracisë”, “Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës”. Ka mbajtur”  Urdhri “Nënë Tereza”, “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,  “Who is Who”

Ndërsa urdhri “Nderi i Kombit”, dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.[7][8]

Vepra letrare

“Kur dynden vikingët”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1992

“Mugujt e mesjetës”, roman, 1993

“Bukuroshja me hijen”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1994

“E bardha dhe e zeza”, roman, 1995

“E panjohura”, Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996

“Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman, 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg.

“Vorbulla”, roman, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1997

“Letër nga burgu”

“Nga jeta në burgjet komuniste” (studime historike 1992)

“Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman, 2000

“Lufta për të mbetur njeri”, intervista, 1990-2000

“Historia e Anglisë”, Andre Morua, përkthim, 1996

 

 

 

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV