19 janar 1900/ Skënder Luarasi, intelektuali antikoformist i socrealizmit

Më 19 janar të vitit 1900, lind në Luaras të Kolonjës, Skënder Luarasi, arsimtar, përkthyes, dramaturg, publicist, studjues, vullnetar në Luftën e Spanjës, komunist idealist, hartues fjalorësh. Ishte i pari shqiptar që u nis në dhjetor të 1936 nëpërmjet kufirit grek nga Follorina për të shkuar në Athinë, më pas në Francë e në fund në Spanjë. Në dhjetor të 1936 Luarasi takoi në Parsi Llazar Fundon dhe Ali Kelmendin. Për ta thotë se në fillim i dukej se shkonin mirë, por shumë shpejt kuptoi që dukja gënjente. U propozoi të hapnin një gazetë si “Liria Kombëtare. Në Lion takoi Ymer Dishnicën, Kolë Tromarën dhe Kostë Çekrezin. Këtu Fundo i tha hapur Luarasit që nuk po bënin mirë që po shkonin në Luftën Civile, ku megjithatë shkoi dhe qëndroi deri më 1939 Në vitet 1939-44 vuajti në kampet e pëqendrimit në Francë. Kthehet në atdhe në mars të 1945. Mbas çlirimit të vendit, është nismëtar në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe anëtar i Kryesisë deri në nëntor 1949, kur u përjashtua për disa vjet nga Lidhja për qëndrimin e tij antikonformist ndaj metodave e qëndrimeve jodemokratike që ndiqte Kryesisë e Lidhjes në fushën e letërsisë e të arteve e nënshtruar ndaj diktatit të partisë në pushtet. Qe deputet në vitet 1946-50. Më 1950 nis punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave. Më 1956-60 punoi si pedagog. Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike-antifashiste-demokratike, edukative e letrare është nderuar me urdhrat e lartë.

.