Kërcënimi me kallash dhe acid/ Reagon sërish Veliaj: Koha kur ‘laci’ bënte ligjin ka mbaruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj komentoi sërish tensionet në rrugët “5 Maji”, pas prishjes së banesave në kuadër të Rindërtimit, teksa tha se asnjë trafikant apo kriminel nuk mund ta ndalojë punën e nisur aty për strehimin e të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Ne nuk mund të kemi sot hapësira, qoftë edhe tek Bregu i Lumit, që të zaptohen nga të fortët që thonë: Nuk dua të bëhet rruga, nuk dua të bëhen pallatet për tërmetin, sepse i kam zënë unë. Për gjithë kolegët e medias, nëse bëni një kërkim në Google me fjalët ‘Vëllezërit Marku/OFL’, do të shikoni se ata që sot thanë se do të vrisnin kryetarin e bashkisë, tashmë u janë sekuestruar 5 milionë euro prona dhe 18 makina. Si ka mundësi që dikush që është kriminel i skeduar mund të kanosë këdo, përfshirë kryetarin e Bashkisë, apo forcat e policies, apo inspektorët, apo ata që janë për t’i shërbyer publikut? Koha kur laci, i forti, zaptuesi, krimineli, trafikanti bënte ligjin në këtë qytet, ka mbaruar. Nuk ekziston më”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se ka ikur koha e viteve ’90, kur persona të skeduar nga drejtësia bënin të fortin.

“Koha kur ne tërhiqemi me të fortin që vinte nga vitet ’90, me targa të huaja, me timonin në anën tjetër, apo me atë të piramidave të ’96, apo me rrugaçin e ’97, apo me atë që merrte tankun dhe shkonte drejt qeverisë në ’98, është kohë e kaluar. Jemi në vitin 2022, flasim për Kryeqytetin Evropian të Rinisë, ndërkohë dikush i skeduar nga policia ka folur sot me orë të tëra dhe asnjë nga mediat nuk pyeti: Ore kush është ky? Si mund të japim me orë të tëra në televizor një kriminel, të cilit policia ia ka konfiskuar pasurinë dhe është nën hetim, si “grabitqarë”, “peshkaqenë” fajdesh? Jepnin fajdet, pastaj shkonin i kërcënonin, i vrisnin dhe ky thotë që do bëjë vetëgjyqësi me kallash e acid?!”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Kryebashkiaku nënvizoi se kriminelët dhe trafikantët nuk kanë asnjë shans që të përcaktojnë axhendën e qytetit.

“Kush është më i forti në këtë qytet? Rrugaçi, zaptuesi, kërcënuesi, krimineli, trafikanti apo ai çuni e goca që del me dhjeta, që punon në mënyrë të ndershme?! Sa të jem unë kryetar bashkie, asnjë kompromis! I kam parë unë të gjitha, me media, edhe trafikantë droge, edhe këto portalet që vënë gjoba, duhet ecur përpara dhe duhet dhënë mesazhi që në vitin 2022, paligjshmëria, rrugaçëria, krimineli, trafikanti nuk cakton axhendën e qytetit. Axhendën e qytetit, sidomos këtë vit, do ta caktojnë të rinjtë tanë, çunat e gocat e shkëlqyer të Tiranës, që nuk i kanë borxh askujt”, deklaroi Veliaj.

Të fundit

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë...

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë në komplotin që çoi në...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

Lajme të tjera

Web TV