Po kërkohej një vrasës, një qytetar vritet gabimisht nga polici në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person u vra ditën e sotme gabimisht nga policia në qytetin e Nisës në Francë. Mediat shkruajnë se forcat e rendit ishin pas një personi të akuzuar për një vrasje të kryer në 24 dhjetor 2021 në Las Planas të Spanjës. Një person u qëllua me armë zjarri nga një oficer policie teksa po ndiqte një individ tjetër. Policia bllokoi lëvizjen e automjeteve dhe u vu pas personit të shpallur në kërkim.

Prokurori Publik Xavier Bonhmomme bëri me dije se e ka dërguar çështjen te Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare për ta hetuar si vrasje e vullnetshme. Ai tha se oficeri që kreu vrasjen është shoqëruar nga kolegët, si dhe janë arrestuar disa persona të tjerë.

“Një qytetar i plagosur u shpall i vdekur në orën 12:30. Ia kam kaluar çështjen Inspektorit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare për ta hetuar ngjarjen si vrasje e vullnetshme. Oficeri i policisë është arrestuar. Nuk është gjetur asnjë armë në trupin e viktimës. Disa persona janë arrestuar në këtë operacion. I kërkuari është shpallur në kërkim”, deklaroi prokurori publik Xavier Bonhomme.

Të fundit

Braçe kritika zyrtarëve të shtetit: Nuk hyhet në baxho bulmeti siç vjen nga rruga

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur kritik ndaj aksionit të nisur nga Administrata Tatimore, për evidentimin dhe ndëshkimin e...

Ish-presidenti rus ironizon ultimatumin e Trump: Bota po dridhet, duke pritur pasojat!

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Moskës “nuk i interesonte” ajo që ai e quajti një “ultimatum teatral” të lëshuar Kremlinit nga presidenti i...

17-vjeçarja në Vlorë tentoi t’i jepte fund jetës, arrestohet babai, procedohet gjyshi

Detaje të reja janë zbardhur nga policia e Vlorës për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, ku një 17-vjeçare tentoi të vetëvritej me armë...

Në Gaza, ne e dimë pse Izraeli do na grumbullojë të gjithëve në një kamp

nga Nour Abo Aisha* Pas 21 muajsh lufte, ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka propozuar një plan të ri për të detyruar të gjithë...

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të martë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dhe ish-zyrtarin Vasillaq Strakosha, të akuzuar për shkelje...

Lajme të tjera

Web TV