Veliaj për shembjen e banesave te ‘5 Maji’: Ata që kundërshtojnë duhet të zgjedhin ose bravën e partisë ose bravën e shtëpisë së tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme IKMT ka nisur shembjen e banesave në zonë ‘maji’, aksion i cili ka hasur në kundërshtimin e banorëve të zonës.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha se modernizimi i qytetit nuk ka kompromis. Po ashtu ai theksoi se 95% janë dakorduar me procesin e rindërtimit dhe se është vetëm 5% që ka kundërshtuar, ndërsa i bën thirrje që të heqin dorë nga brava e partisë por të zgjedhin bravën e shtëpisë së tyre.

‘95% e banorë në njësi 4 i kanë firmosur kontratat një pjesë e tyre morën edhe çelësat e shtëpisë. Ligji thotë që secili kompensohet me të njëjtat metra katror që kanë pasur, këtu përfshihen edhe ata që kanë ndërtuar pa leje. Edhe ata që kanë bërë shkelje i marrin të gjitha metrat katro. Edhe ata që janë të palegalizuar që kanë 100 m do të marrin 100 m katror. Pra nga të palegalizuara të gjithë do të legalizohen, dhe përfundimi i kësaj do të jetë si përfundimi i Unazës së Re, Astirit, Pazarit të Ri. Fakti që 95 % i kanë firmosur kontratat duhet vetëm që ky 5% të firmosë për të marrë metrat nga ato pa leje, tani me leje dhe urbanizim’, tha ai.

Më tej Veliaj shtoi:’Kundërshton një pjesë e vogël e cila ka muaj të tërë që shoqërohen me politikanë. Politikanë që nuk zgjidhin dot problemet e tyre nuk i zgjidhin këto halle. Tani ata banorë duhet të zgjedhin ose bravën e partisë, ose bravën e shtëpisë së tyre’.

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV