“Ata para nesh vrisnin njerëz”/ Rama: Ne kemi bërë një gjë për të cilën do flasë historia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin live me qytetarët për ’21 janarin’ , duke iu përgjigjur komenteve të tyre, tha se e ndjen barrën për të bërë drejtësi për këtë çështje, që la pas 4 viktima.

Por ai tha se duhen pritur rezultatet e drejtësisë, dhe se PS me reformën në Drejtësi ka shndërruar ‘një kënetë në katedrale”.

Rama: Këto që thashë janë një reflektim mbi një sërë komentesh që pashë kur po bëjë këtë fjalim. Unë jam më i pari i paduruar për të bërë drejtësi për 21 janarin se ndiej barrën e madhe të kësaj padrejtësie, dhe lidhja e vazhdueshme me familjet ma bën këtë shumë të nxehtë por kjo s’ka lidhje me mandatin e qeverisë as politikën, por me drejtësinë, tani reforma në drejtësi nuk është perfekte , por është pjesë e një procesi asgjë s’është lineare, si rritja e një fëmijë, procesi vazhdon. Drejtësia e vonuar nuk quhet drejtësi thotë dikush në fb, drejtësia është gjithmonë drejtësi them unë.

Homazhet dhe buqetat janë respekt por më të mirat janë dënimet nga drejtësia. Ato përpara i dashur Arben (i thotë komentuesit) vrisnin njerëz , protestues të pafajshëm të parrezikshëm , që ishin qytetarë në të drejtën e tyre, kurse ne kemi bërë një gjë që do të flasë historia shumë më mirë se unë sot, që është reforma në drejtësi, kemi vendosur një gur themeli për një ngrehinë komplet të munguar. Jemi në një sistem demokratik dhe janë të ndara pushtet, ne nuk arrestojmë njerëz.

Të fundit

KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike...

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit...

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Lajme të tjera

Web TV