16 vjet pa Ibrahim Rugovën, amaneti i fundit që la për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u përkujtua 16-vjetori i ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Përkujtimi i figurës më të njohur të shqiptarisë në dekadat e fundit dhe politikat që bënë të njohur Kosovën.

Në përvjetorin e 16-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani. Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në Kosovë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. Para se të vdiste, Rugova kishte lënë amanet, që Kosova të mos i prishë miqësitë me vendet e fuqishme në radhë të parë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që të kishte kujdes nga disa vende të tjera. “E para gjithmonë ka qenë porosia e tij që të jetë një mirëkuptim-respektim dhe një orientim për të mbajtur gjithmonë miqësinë me vendet e fuqishme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhë të parë dhe pastaj këto të tjerat dhe me porosinë se për disa vende të kesh kujdes se marrin në ‘thu edhe në tepihë’, s’dua të përmend emrin për shkak të korrektësisë. Ashtu ishte shprehja e tij figurative”, kishte rrëfyer ish-presidenti Fatmir Sejdiu për amanetin e fundit që e kishte lënë Rugova. Ndërsa mbushen 16 vjet që Rugova është ndarë nga jeta, vlerësimet për figurën e tij duket se shtohen edhe më shumë, duke marrë në konsideratë përplasjet politike dhe paqëndrueshmërinë e qeverivë në këtë vend. Rugova cilësohet me të drejtë si politikani që nëpërmjet diplomacisë dhe mesazheve që jepte e bëri Kosvën të njohur për faktorin ndërkombëtar, pikërisht në kohën që ishte nën sundimin serb.

Vlerësimet nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar reagimeve me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së ish-presidenti të Kosovës, Ibrahim Rugova. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Rama thekson se Rugova është njeriu më i madh historik në Kosovë. ”Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”-shkruan Rama. Gjithashtu edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar presidentin Ibrahim Rugova. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Basha ka shprehur vlerësime për figurën e liderit historik të Kosovës, i cili mbush sot 16 vite që është ndarë nga jeta. “Përulje me mirënjohje kombëtare, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne. Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne. Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”-shkruan Basha.

Lexo edhe :  Hapet“Muzeu i Fëmijëve të Luftës”në Prishtinë,pikturat tregojnë tmerret e luftës

SHBA dhe Rusia bien dakord të vazhdojnë bisedimet për Ukrainën

Takimi mes kryediplomatëve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Ukrainën të premten në Gjenevë nuk solli ndonjë rezultat, por ata ranë dakord të vazhdojnë bisedimet në përpjekje për të zgjidhur krizën që ka shkaktuar frikën për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha pas bisedimeve me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov të premten se Moska do të përballet me një “përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar” nëse ndërhyn në Ukrainë. Zoti Blinken tha pas bisedimeve të dy kryediplomatëve në Gjenevë se Uashingtoni kishte rënë dakord t’i jepte komente me shkrim Rusisë për propozimet që ka bërë Moska. Por zoti Lavrov tha pas bisedimeve, se mënyra se si do t’u përgjigjen Shtetet e Bashkuara kërkesave të sigurisë së Moskës, do të tregojnë nëse bisedimet ishin në rrugën e duhur. Ndërsa zoti Blinken përsëriti qëndrimin amerikan se i takon Ukrainës të vendosë për Ukrainën. Megjithatë ai i përshkroi bisedimet e së premtes me ministrin Lavrov, si të sinqerta dhe të dobishme. “Ne kemi qenë të qartë se nëse ndonjë forcë ushtarake ruse kalon kufirin e Ukrainës, kjo do të përbënte një pushtim të ri. (Një veprim i tillë) do të përballet me një përgjigje të shpejtë, të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët dhe aleatët tanë,” tha zoti Blinken në një konferencë shtypi në Gjenevë. Shtetet perëndimore druhen se se Moska po planifikon një sulm të ri në Ukrainë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Rusia mohon të jetë duke planifikuar një sulm, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse kërkesat e saj të sigurisë nuk plotësohen. Blinken tha se Uashingtoni ishte përpjekur gjatë bisedimeve të së premtes të përcaktonte nëse Moska ishte e përgatitur të ndiqte rrugën diplomatike për të zbutur tensionet mbi Ukrainën. Të dyja palët ranë dakord se ishte e rëndësishme që procesi diplomatik të vazhdojë, tha ai. Zoti Lavrov tha pas takimit me zotin Blinken se ai shpresonte që emocionet mbi Ukrainën të qetësoheshin dhe përsëriti pohimet ruse se ajo nuk përbën kërcënim për fqinjin e saj.VOA

Të fundit

Nisin punimet për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku e pranishme

Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punimet për të ofruar një aks...

Lajmi i rremë për ndarjen nga jeta të Lulzim Bashës/ Rama ironizon ish-kreun e PD

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të rremë se kryetari i Partisë Demokratike Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, “ka humbur jetën në një aksident...

Rama takim me strukturat e PS, do prezantohet Erion Braçe pas largimit nga Lushnja

Kryeministri Edi Rama pritet të nisë takimin me njësinë 5 të Tiranës, pas largimit të Erion Braçes nga Lushnja dhe ardhjes në Tiranë. Takimi...

Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025

Akademia e Pilotëve të Wizz Air (WAPA) rikthehet në vitin 2025, duke sjellë një mundësi unike për të gjithë shqiptarët që ëndërrojnë të bëhen pilotë. Më...

Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku Dhimbja e këmbëve është...

Lajme të tjera

Web TV