Në labirinthin e poezisë së Gaqo Apostolit
Gaqo Apostoli është një letrar i cili ka botuar disa vëllime poetike. Ja çfarë kanë thënë për disa nga veprat e tij:
Poezia e Gaqo Apostolit i ngjan një ditari lirik, shfletuar nga gishtërinjtë e një ere të padukshme që s’dihet se nga fryn: gjendjet shpirtërore, në rrjedhën e viteve, rreken të kthehen në gjetje artistike që kapërcejnë çastin e, më tej, vetveten. Janë rrathë të një fati njerëzor që priten me rrathë fatesh të tjerë. Pikërisht këtu nis bashkëbisedimi i ndjerë, i hapur, begator. Dëshira ngulmonjëse për t’u rrëfyer është çlirim nga zjarrmia, nga ankthet, nga synimi për t’u dëshmuar. Ky dëshmim i vetvetes jashtë vetvetes, si me thënë, gjetiu e n’asgjëkund, në një botë të të gjithëve e të askujt, krijon një hapësirë lirie më tepër, pasuron lirinë fillestare. Në dukje, thjesht një përmasë iluzore, gjakim shpirtëror, i ngjashëm me vëllezërit siamezë, me dëshirën instiktive për t’u riprodhuar, për të lënë pas trashëgimtarë. Edhe kënga, si fëmijët, përcjell kumbimin e gjakut tënd: Damarët mavi kur t’i pres,/ ikjen e saj nëpër muzg do të ndjej/ në currilat e gjakut që rrjedh…
Poeti nuk hesht; ai e di mirë se heshtja është e njëjtë në të gjitha gjuhët e botës; ai zgjedh fjalën, e pangjarë me heshtjen rrafshonjese, simotër e Gjumit. Çdo ditë, shkruan Apostoli, dhëmbët e ujqërisë, pamëshirë shqyejnë ndershmërinë. Bota poetike e Apostolit përshkohet nga një spektër i gjerë jetësor në hapësirën e motiveve poetike, – me ngjyra të ndezura e të trishta, me vetveten, bëma e mëkate, me marrëdhënie, – nënë, at e atdhe, – me çuditë e një bote në lëvizje, pranim-mospranim të saj, – kryefjalë është Dashuria. Poeti, lehtësisht i dashuruar, pikërisht aty e ndjen veten të barabartë me perënditë, rilind dhe shumëfishohet, – urrejtja struket, qenia motivohet: aty i verbër, aty me dy bebëza në çdo sy, lartësohet –greminohet, greminohet-lartësohet. Në titull të librit ai flet për Trazim. Sepse: zemra qarkullon gjak dhe dashuri, edhe në ëndrra i kumbojnë takat e këpucëve; trupi i femrës lëkundet nën vështrime, një makinë ngjyrëkaltër laget e vetmuar në shi… Ngul sytë tek më e bukura mes të bukurave, pa harruar… tregun e dashurisë!
Mimoza Ahmeti: Analizë mbi librin poetik “Fuqia e Dashurisë”
…”Po çfarë ishte për mua tronditëse duke parë këtë figurë që brezi nuk më lidhte direkt me të, ndoshta as puna. Shikoja një njeri që del këndon, një njeri që shfaq pasionin muzikor kaq hapur, edhe pse ka detyra politike, edhe pse ka prestigj. Të gjitha këto i rrezikon pa e vrarë mendjen fare. Pra, elementin fëminor, unë nuk e kuptoj dot sepse nuk jam në gjendje t’i gjej gjenezën kësaj, por duke iu referuar kulturës franceze që është gjithmonë e interesuar për fëminoren, të voglën, për kontekstin, për ruajtjen e bërthamës perceptive, dhe shfaqjen e saj në çdo abstrakt, matricë të padukshme ose bazën e asaj matrice që ne e quajmë realiteti, ose metafizika, etj., është shumë interesante që shfaqen te ky njeri që vjen nga një familje e kulturuar, nga një familje që njihet nga dashuria, njihet për rregulla, nga një familje me karakteristika të tilla që nxjerr një njeri kaq të rrallë. Dhe unë kur e dëgjoj, e falenderoj shumë, sepse të shikosh një shenjë të tillë midis një komuniteti, një figurë të tillë, është një gëzim dhe një inspirim. Nga ana tjetër, ajo që më ka bërë përshtypje, është që kam kuptuar që ky njeri, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe, e njeh Prindin Qiellor sepse Prindi Qiellor ka kohë që është braktisur nga arsyeja, nga racionalizmi, dhe në emër të kësaj braktisjeje, por jo vetëm, shumë atribute që i takojnë Qiellit, i janë veshur si armë njeriut, mashkullit, për të simbolizuar potencën e tij, që në një mënyrë aq të madhe, kthehet në njësinë matëse, që është njeriu, njësia subjekt. Dhe është shumë interesante, se duket se njeriu bën shumë kompromise, por kompromisi më i madh është se si të sillesh me Qiellin, për mua, dhe në këtë pikë, ky njeri më befason dhe do lexoj një fragment nga “O Prindi im Qiellor”, se si ky gjen atribute që nuk i gjen te njeriu, gjë që është e natyrshme:
Entela Kasi: Poezia, gjuha e muzikës tek “Fuqia e dashurisë”
Jemi mësuar të kthehemi kohës, për të kërkuar në brendësi të kujtesës ngjarjet mbartur ndër ne, të cilat kanë lënë gjurmë e po ashtu kanë peshën e rëndesës që na lidh me gjithçka në jetë, e kur duam të rikthejmë të gjitha çastet e jetuara ne mbetemi në të njëjtin univers bashkuar me të tjerët, falë fuqisë së mrekullueshme të krijimit, nga dashuria për jetën. Kjo është e përjetshme. Fuqia e dashurisë fillesa e së cilës ndërton pyetje ekzistenciale për njeriun e të gjithë kohëve, si për njeriun antik ashtu edhe njeriun modern. Njerëzimi, vetëm drejtuar nga fuqia e dashurisë për jetën, në mrekullinë e krijimit mbetet si përsosmëri e bukurisë me gjithçka që na trishton, e pavarësisht dhembjes, dramave, kujtesës historike të qënieve humane në botën tonë, universale është fuqia e dashurisë për jetën, vetë jeta. Në këtë mënyrë ne mund të lexojmë poezitë e Gaqo Apostolit, përmbledhur në librin “ Fuqia e dashurisë”. Çdo poezi, madje edhe një varg i vetëm shkëputur nga poezitë e këtij vëllimi mund të ishin një titull libri, por ajo që është përmbajtja dhe mesazhi i të gjitha poezive së bashku mbetet: fuqia e dashurisë. Kjo ndjenjë është universale, është dashuri për jetën, dashuri për njeriun, dashuri për njerëzimin, e vjen si drita e cila hyn përmes plasaritjeve të mureve, ku ka mbetur kujtesa mbushur me ngjarjet e jetës, një kujtesë e përbotshme, plot dhimbje. Në gjuhën e fshehtë të krijimit të poezisë, ende e pashpjegueshme kjo nga studiuesit e artit, të duket se muza e krijimit drejtohet kah muzika, nga gjuha e muzikës. Kur lexohet secila poezi apo të gjitha së bashku njëra pas tjetrës, të krijohet përshtypja se ke qenë në një koncert brenda një pallati koncertesh apo në një hapësirë pa mure, ku fuqia e fjalës drejtohet nga fuqia e tingujve. Të ngjason sikur të kesh marrë në kujtesë këngë, të cilat mbeten atje me ty. Poezitë e Gaqo Apostolit mbeten këngë, sepse kur i lexojmë ndjejmë të përfshihemi nga bota e muzikës, nga gjuha e saj universale, ku dashuria dhe bukuria e saj hyjnore janë vetë kuptimi i jetës. Në gjuhën e krijimit poeti ka pyetje të lidhura me ekzistencën dhe përjetësinë e gjithçkaje që ai e koncepton si bukuri dhe dashuri. Njëkohësisht pyetjet mbartin peshën e frikës njerëzore përballë humbjes, të asaj fuqie që besohet të jetë e mrekullueshme e njëkohësisht hyjnore.
Sejdi Berisha: Kritikë për librin poetik: “Ç’ma trazoi jetën një grua”
Njeriu, që në vegjëli sikur krijon imazhin dhe rrethin e pakapërcyer të ndjeshmërisë, të dhembjes, të lumturisë, e të gjitha këto të shoqëruara me përjetimin karakteristik, mbase përcëllues. E, ky përcëllim ta detyron lotin dhe ëndrrën e pashpjeguar të njeriut për jetën dhe për dashurinë. Këtë veçanti, me plotë kuptimin e fjalës e hasim tek libri “Ç’ma trazoi jetën një grua” të autorit, Gaqo Apostoli. Vetë titulli i librit dëshmon për zjarrminë e brendshme dhe të jashtme të poetit, i cili, po ashtu, sikur gjithnjë ka hezituar t’i nxjerrë këto poezi nga shpirti e zemra dhe t’ua dhurojë lexuesve si tilla. Por, kjo shprehje mendjeje, atë e ka detyruar që këngën ta fuqizojë me të kënduar e të sublimuar në libër, që, me siguri, në një masë, atij ia ka “ëmbëlsuar” mendjen e zemrën për tërë atë që e ka “plandosur”, por, jo vetëm kaq. Vargu dhe kënga-gjurmë dhe plagë vjedharake. Përmes vargut, Apostoli, ka zhveshur vetveten nga të gjitha ato mundime, që dashuria në të njëjtën kohë ia ka ushqyer shpirtin, por, edhe në të njëjtën kohë, ia ka trazuar jetën, gjë kjo e cila kështu, poetit, në të shumtën e rasteve i duket më e qëlluar, më e begatë dhe më interesante. Ndoshta, pa këtë, jeta e tij do të reflektonte boshllëkun e vetvetes, do të ishte më e varfër, kurse kënga e vargu nuk do ta kishin këtë peshë kaq të madhe, të rëndësishme dhe të çmuar. Gaqo Apostoli, nuk është poet që shkruan e shkruan, por sikur është një poet i detyrimit të dashurisë. Këtu qëndron edhe pesha e vargut të tij, që është i mbingarkuar me mallin dhe etjen për atë që tani i mungon. Secilit njeri, por veçmas ai intelektuali me sensin dhe vlimin poetik, e që dashurinë e ka dashuri, e ka frikë, besë, ngarkesë, lumturi e mall të pashuar, atëherë, ikja e kësaj pjese të jetës, jo vetëm se i dhemb, por, përgjithmonë i lë gjurmë dhe plagë të pashëruara. Këtë barrë si labirint dhe ankth, e vërejmë që në poezinë e parë, me të njëjtin titull që ka libri, “Ç’ma trazoi jetën një grua”:
“Ç’ma trazoi jetën një grua/Që erdhi papritur nga larg/Sado bëja ta dëboja/Ajo më shkrihej në gjak”! dhe, kështu fillon maratona e rrëfimit pothuaj rrëqethës i poetit, që tani dashuri e tij “…tërë rënkon/E mbyllur/në zemër”.
Poeti si pelegrin dhe begatia shpirtërore
Gaqo Apostoli, sikur e ka pjekur veten dhe e ka “plakur” shpirtin që në vegjëli. Këtë, mund ta vërejmë tek poezia: “Arratisja e fëmijërisë”, në të cilin na “demonstron” ditarin e moshës fëmijërore të tij: “Fëmijëria ime/Nga puthja e parë u trembe,/ Plaga e saj e njomë/ Ende në buzë më dhemb”. Pra, poezia është ajo që krijuesit ia nxjerrë jashtë tërë atë mllefin, por edhe mirësinë e madhështinë që ka për jetën, për njeriun, për atdheun:
“Të dua/Këtë fjalë/Që krahët rreh hapësirave/E kam mbyllur në kështjellën e zemrës/Si një zog pa shpresë/Kur të shemben muret/Nën rrënoja le të vdesë”.
Kështu, “nxitimi” i vargëzimit përfshinë edhe shumë tema e përjetime, që përcjellin mesazhe njerëzore, por gjithnjë me peshën e dashurisë, të gëzimit e të dhembjes, si faktorë që rrugëtojnë mbi binarët që kurrë nuk puqen në mes vete: “Peri i saj këputet nga puthja e dashurisë,/Tretet në sytë e djalit drejt pafundësisë”. Është interesant, se brenda këtij libri janë poezitë të cilat nuk janë shkruar brenda një, dy apo tre vjetësh, por që i takojnë përjetimeve nga periudha të viteve e viteve, bile edhe decenieve. Për këtë arsye, ato janë radhitur kështu, nga viti në vit e mote të largëta, saktësisht shprushin begatinë dhe krenarinë shpirtërore si dhe karakterin prej njeriut mbase edhe poetit, që autori heshtazi e ka ruajtur duke u ndrydhur deri në palcë, e deri në botimin e kësaj vepre.
Gaqo Apostoli është një letrar i cili ka botuar disa vëllime poetike. Ja çfarë kanë thënë për disa nga veprat e tij:
Xhevahir Spahiu/ Për librit poetik: “Ç’ma trazoi jetën një grua”
Poezia e Gaqo Apostolit i ngjan një ditari lirik, shfletuar nga gishtërinjtë e një ere të padukshme që s’dihet se nga fryn: gjendjet shpirtërore, në rrjedhën e viteve, rreken të kthehen në gjetje artistike që kapërcejnë çastin e, më tej, vetveten. Janë rrathë të një fati njerëzor që priten me rrathë fatesh të tjerë. Pikërisht këtu nis bashkëbisedimi i ndjerë, i hapur, begator. Dëshira ngulmonjëse për t’u rrëfyer është çlirim nga zjarrmia, nga ankthet, nga synimi për t’u dëshmuar. Ky dëshmim i vetvetes jashtë vetvetes, si me thënë, gjetiu e n’asgjëkund, në një botë të të gjithëve e të askujt, krijon një hapësirë lirie më tepër, pasuron lirinë fillestare. Në dukje, thjesht një përmasë iluzore, gjakim shpirtëror, i ngjashëm me vëllezërit siamezë, me dëshirën instiktive për t’u riprodhuar, për të lënë pas trashëgimtarë. Edhe kënga, si fëmijët, përcjell kumbimin e gjakut tënd: Damarët mavi kur t’i pres,/ ikjen e saj nëpër muzg do të ndjej/ në currilat e gjakut që rrjedh…
Poeti nuk hesht; ai e di mirë se heshtja është e njëjtë në të gjitha gjuhët e botës; ai zgjedh fjalën, e pangjarë me heshtjen rrafshonjese, simotër e Gjumit. Çdo ditë, shkruan Apostoli, dhëmbët e ujqërisë, pamëshirë shqyejnë ndershmërinë. Bota poetike e Apostolit përshkohet nga një spektër i gjerë jetësor në hapësirën e motiveve poetike, – me ngjyra të ndezura e të trishta, me vetveten, bëma e mëkate, me marrëdhënie, – nënë, at e atdhe, – me çuditë e një bote në lëvizje, pranim-mospranim të saj, – kryefjalë është Dashuria. Poeti, lehtësisht i dashuruar, pikërisht aty e ndjen veten të barabartë me perënditë, rilind dhe shumëfishohet, – urrejtja struket, qenia motivohet: aty i verbër, aty me dy bebëza në çdo sy, lartësohet –greminohet, greminohet-lartësohet. Në titull të librit ai flet për Trazim. Sepse: zemra qarkullon gjak dhe dashuri, edhe në ëndrra i kumbojnë takat e këpucëve; trupi i femrës lëkundet nën vështrime, një makinë ngjyrëkaltër laget e vetmuar në shi… Ngul sytë tek më e bukura mes të bukurave, pa harruar… tregun e dashurisë!
Mimoza Ahmeti: Analizë mbi librin poetik “Fuqia e Dashurisë”
…”Po çfarë ishte për mua tronditëse duke parë këtë figurë që brezi nuk më lidhte direkt me të, ndoshta as puna. Shikoja një njeri që del këndon, një njeri që shfaq pasionin muzikor kaq hapur, edhe pse ka detyra politike, edhe pse ka prestigj. Të gjitha këto i rrezikon pa e vrarë mendjen fare. Pra, elementin fëminor, unë nuk e kuptoj dot sepse nuk jam në gjendje t’i gjej gjenezën kësaj, por duke iu referuar kulturës franceze që është gjithmonë e interesuar për fëminoren, të voglën, për kontekstin, për ruajtjen e bërthamës perceptive, dhe shfaqjen e saj në çdo abstrakt, matricë të padukshme ose bazën e asaj matrice që ne e quajmë realiteti, ose metafizika, etj., është shumë interesante që shfaqen te ky njeri që vjen nga një familje e kulturuar, nga një familje që njihet nga dashuria, njihet për rregulla, nga një familje me karakteristika të tilla që nxjerr një njeri kaq të rrallë. Dhe unë kur e dëgjoj, e falenderoj shumë, sepse të shikosh një shenjë të tillë midis një komuniteti, një figurë të tillë, është një gëzim dhe një inspirim. Nga ana tjetër, ajo që më ka bërë përshtypje, është që kam kuptuar që ky njeri, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe, e njeh Prindin Qiellor sepse Prindi Qiellor ka kohë që është braktisur nga arsyeja, nga racionalizmi, dhe në emër të kësaj braktisjeje, por jo vetëm, shumë atribute që i takojnë Qiellit, i janë veshur si armë njeriut, mashkullit, për të simbolizuar potencën e tij, që në një mënyrë aq të madhe, kthehet në njësinë matëse, që është njeriu, njësia subjekt. Dhe është shumë interesante, se duket se njeriu bën shumë kompromise, por kompromisi më i madh është se si të sillesh me Qiellin, për mua, dhe në këtë pikë, ky njeri më befason dhe do lexoj një fragment nga “O Prindi im Qiellor”, se si ky gjen atribute që nuk i gjen te njeriu, gjë që është e natyrshme:
Jemi mësuar të kthehemi kohës, për të kërkuar në brendësi të kujtesës ngjarjet mbartur ndër ne, të cilat kanë lënë gjurmë e po ashtu kanë peshën e rëndesës që na lidh me gjithçka në jetë, e kur duam të rikthejmë të gjitha çastet e jetuara ne mbetemi në të njëjtin univers bashkuar me të tjerët, falë fuqisë së mrekullueshme të krijimit, nga dashuria për jetën. Kjo është e përjetshme. Fuqia e dashurisë fillesa e së cilës ndërton pyetje ekzistenciale për njeriun e të gjithë kohëve, si për njeriun antik ashtu edhe njeriun modern. Njerëzimi, vetëm drejtuar nga fuqia e dashurisë për jetën, në mrekullinë e krijimit mbetet si përsosmëri e bukurisë me gjithçka që na trishton, e pavarësisht dhembjes, dramave, kujtesës historike të qënieve humane në botën tonë, universale është fuqia e dashurisë për jetën, vetë jeta. Në këtë mënyrë ne mund të lexojmë poezitë e Gaqo Apostolit, përmbledhur në librin “ Fuqia e dashurisë”. Çdo poezi, madje edhe një varg i vetëm shkëputur nga poezitë e këtij vëllimi mund të ishin një titull libri, por ajo që është përmbajtja dhe mesazhi i të gjitha poezive së bashku mbetet: fuqia e dashurisë. Kjo ndjenjë është universale, është dashuri për jetën, dashuri për njeriun, dashuri për njerëzimin, e vjen si drita e cila hyn përmes plasaritjeve të mureve, ku ka mbetur kujtesa mbushur me ngjarjet e jetës, një kujtesë e përbotshme, plot dhimbje. Në gjuhën e fshehtë të krijimit të poezisë, ende e pashpjegueshme kjo nga studiuesit e artit, të duket se muza e krijimit drejtohet kah muzika, nga gjuha e muzikës. Kur lexohet secila poezi apo të gjitha së bashku njëra pas tjetrës, të krijohet përshtypja se ke qenë në një koncert brenda një pallati koncertesh apo në një hapësirë pa mure, ku fuqia e fjalës drejtohet nga fuqia e tingujve. Të ngjason sikur të kesh marrë në kujtesë këngë, të cilat mbeten atje me ty. Poezitë e Gaqo Apostolit mbeten këngë, sepse kur i lexojmë ndjejmë të përfshihemi nga bota e muzikës, nga gjuha e saj universale, ku dashuria dhe bukuria e saj hyjnore janë vetë kuptimi i jetës. Në gjuhën e krijimit poeti ka pyetje të lidhura me ekzistencën dhe përjetësinë e gjithçkaje që ai e koncepton si bukuri dhe dashuri. Njëkohësisht pyetjet mbartin peshën e frikës njerëzore përballë humbjes, të asaj fuqie që besohet të jetë e mrekullueshme e njëkohësisht hyjnore.Entela Kasi: Poezia, gjuha e muzikës tek “Fuqia e dashurisë”