‘Shakaja idiote’ në kampin nazist së Aushvic-it i shkakton telashe turistit

Një holandeze është gjobitur për kryerjen e një përshëndetjeje naziste jashtë portës kryesore të kampit.

Policia rajonale ka raportuar se një grua u arrestua të dielën pasi kreu një përshëndetje naziste jashtë portës së hyrjes ikonike “Arbeit macht frei” (“Puna të bën të lirë”) të ish-kampit nazist të vdekjes Aushvic-Birkenau pranë qytetit Oswiecim në Poloninë jugore.

Sipas agjencisë së lajmeve PAP, turistja po pozonte për një foto të realizuar nga bashkëshorti i saj. Gruaja u deklarua fajtore dhe u gjobit.

“Ajo shpjegoi se ishte një shaka idiote,” tha zëdhënësi i policisë rajonale Bartosz Izdebski.

Në vitin 2013, dy studentë turq u gjobitën secili dhe u dënuan me gjashtë muaj burg, të pezulluar për tre vjet, për kryerjen e ngjashme të një përshëndetjeje naziste jashtë portës kryesore të ish-kampit.

Kompleksi i kampit të Aushvicit, i ngritur nga Gjermania naziste në Poloninë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, u çlirua nga Ushtria e Kuqe Sovjetike në janar 1945.
Rreth një milion hebrenj, 70,000 polakë, 25,000 romë dhe sinti, dhe 15,000 robër lufte sovjetike u vranë në Aushvic, kryesisht në dhomat e tij të gazit, sipas muzeut të Holokaustit Yad Vashem, në Jerusalem.