Shikoni si forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe ‘kapin’ raketat që vijnë mbi Abu Dhabi (Video)

Emiratet e Bashkuara Arabe interceptuan dhe goditën mëngjesin e sotëm dy raketa balistike të drejtuara për në kryeqytetin e vendit, Abu Dhabi.

Zyrtarë të mbrojtjes thanë se ato janë lëshuar nga rebelët Huthi në Jemen të mbështetur nga Irani.

Raketat balistike u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore dhe mbeturinat ranë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit Abu Dhabi.

Momenti i incidentit është filmuar nga shumë dëshmitarë dhe pamjet qarkullojnë në rrjetet sociale.