Pesë të rinj vdiqën në aksidentin tragjik në Itali/ Shoferi shqiptar: S’kisha faj, por më rëndon në ndërgjegje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën e kaluar në Rezzato të Italisë si pasojë e të cilit humbën jetën pesë të rinj që po udhëtonin me një automjet tip “Wolkswagen”. Ata u përplasën me një autobus që drejtohej nga shqiptari Vangjel Tuslluku. Ai po kthehej me një autobus nga kompania Caldana në Toscolano Maderno, pasi sapo kishte përfunduar linjën Milano-Brescia dhe po mbyllte turnin.

“Makina e djemve ishte me shpejtësi rrufe, po ecte me të paktën 150 km në orë”- tha 58-vjeçari shqiptar për mediat italiane. Ai shtoi gjithashtu se është tronditur shumë nga kjo ngjarje dhe se nuk ka mundur të vërë gjumë në sy.

Tuslluku është shprehur:

Pashë një dritë që vinte në korsinë time, në fillim mendova se ishte një motoçikletë. Por për një moment u gjeta përpara makinës dhe dëgjova një zhurmë shumë të fortë. Më goditi dhe menjëherë xhami u thye, nuk shihja më asgjë. Në atë moment hyra në korsinë e kundërt, humba kontrollin, autobusi nuk po frenonte dhe as përshpejtonte, timoni ishte i fortë. Autobusi eci vetë dhe unë vazhdova të dëgjoja zhurma të jashtëzakonshme. Isha i bindur se po goditja makina të tjera. Ndjej dhimbje, e kam të vështirë të fle dhe vazhdoj ta shoh aksidentin në mendjen time. Nuk e di kur do të kthehem në timon, por mbi të gjitha atë që do të ndiej. Unë kurrë nuk kam përjetuar një situatë të tillë. Pesë të rinj kanë vdekur. Nuk kam asnjë faj, por kam një peshë në ndërgjegjen time.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se pas aksidentit autobusi ndaloi në anë të rrugës, ndërsa brenda ishte një familje, e cila për fat të mirë nuk u dëmtua. Por 4 djemtë dhe vajza që u përplasën me të vdiqën menjëherë. Asnjëri prej tyre nuk kishte patentë, madje as shoferi i Wolkswagen.

Të fundit

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky...

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Lajme të tjera

Web TV