Temperatura të ulëta dhe ngrica, shoferi gjen zgjidhjen epike për makinën

Temperaturat nën zero që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit kanë ngrirë gjithçka!

Përveç tubacioneve të shtëpive dhe depozitat, probleme kanë pasur edhe makinat,  ngrirja e të cilave i ka “vështirësuar” shoferët çdo ditë.

Një prej tyre duket se ka gjetur zgjidhjen ideale duke e mbuluar makinë e tij me batanije qe të mos “ftohet”. Kjo është padiskutim një zgjidhje që vetëm një shqiptar mund t’i jepte kësaj situate!