E rëndë/ 48-vjeçari vret familjen e vëllait për një tokë, qëllon e veten por dështon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 48 vjeçar ka vrarë familjen e vëllait mes të cilëve dy djemtë e tij të mitur, e më pas ka vendosur që t’i japë fund edhe jetës së tij, por pa sukses.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur 48-vjeçari Angelo Tardino, ka qëlluar për vëllain, kunatën dhe dy nipërit e tij përpara se të arratisej. Pasi mbërriti në apartamentin e tij mori menjëherë në telefon Policinë, e teksa fliste me ta në telefon qëlloi veten me armë.

Por u gjet ende me shenja jete, ndaj dhe u dërgua me urgjencë në spitalin në Caltanissetta, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se përplasja mes tyre kishte nisur për ndarjen e disa tokave ku kultivojnë angjinare. Ndërkohë që hetimet kanë nisur dhe janë marrë përsipër nga prokurori i Agrigento Luigi Patronaggio.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV