E shitën kur ishte fëmijë/ Rigjen prindërit pas 17 vitesh por e braktisën sërish, adoleshenti vret veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori dramatike vjen nga Kina, ku protagonist është 17-vjeçari Liu Xuezhou.

I shitur në vitin 2005, ai mbeti jetim nga prindërit e tij birësues, dy fermerë nga provinca Hebei, pasi ata vdiqën pas një shpërthimi në shtëpinë e tyre.

Liu kaloi nga familja në familje, por disa muaj më parë ai arriti të gjurmonte prindërit e tij biologjikë dhe, madje me ndihmën e policisë, t’i takonte ata.

Ai takohet me të atin, Ding Shuangquan dhe me nënën Zhang. Çifti u divorcua dhe të dy krijuan familje të reja. Me pak fjalë, për Xuezhou, nuk kishte hapësirë në jetën e tyre.

Disa javë më parë djali kishte postuar në rrjetet sociale një mesazh që njoftonte se babai dhe nëna e tij biologjike kishin vendosur të ndërpresin lidhjet me të për herë të dytë.

Dje, në mesazhin e tij të lamtumirës kishte shkruar: “Jam braktisur dy herë nga prindërit e mi”.

Sipas raportimeve nga babai dhe nëna e tij biologjike, djali donte t’i detyronte t’i blinin një shtëpi, gjë që nuk mund ta bënin për mungesë burimesh financiare.

Të fundit

Arbër Veliaj kthehet sërish në SPAK! Çfarë ndodhi sot?

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK....

Taulant Balla i kujton fiqtë Lalit? Një kod sekret me aromë politike…

Nëse menduat se politika shqiptare ka prekur kulmin e kodeve politike, prisni pak, sepse tani kemi edhe fiqtë... e Taulant Ballës. Kjo nuk është...

I burgosuri shqiptar në Britani del në TikTok: Më transferoni në Shqipëri

Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Britani të Madhe, përmes videove në TikTok kërkon të transferohet në një nga...

Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, kartonin e tij e menaxhon agjenti i Ronaldos

Florian Plettenberg ka zbuluar lojtarin që po ndjek Bayern në ditët e fundit. Bëhet fjalë për Fabio Viera, lojtar i Arsenalit, i huazuar te Porto....

Volos, shqiptari masakron gruan para 4 fëmijëve

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me...

Lajme të tjera

Web TV