Janar 1924/ Tre emrat e qytetit të famshëm Rus

Qyteti Shën Petersburg, Rusi, riemërtohet Leningrad. Gjatë Luftës së Parë Botërore, qeveria cariste e quajti qytetin Petrograd, ose “Qyteti i Pjetrit”, për të hequr fjalët gjermane “Sankt” dhe “Burg”.

Qyteti ka mbi 230 vende që lidhen me jetën dhe aktivitetet e Leninit. Disa prej tyre janë kthyer në muze. duke përfshirë kryqëzorin Aurora – simbol i Revolucionit të Tetorit – anija më e vjetër e marinës ruse.

Shën Petersburgu, Leningrad ose Petrograd, është qytet dhe njësi federale e Federatës Ruse shtrihet në brigjet e lumit Neva në krye të gjirit të Finlandës në Detin Baltik.

Më 1991, njëkohësisht me zgjedhjet e para presidenciale ruse, autoritetet e qytetit organizuan edhe një referendum për ndryshimin e emrit të qytetit. 66 % e votave shkoi për emrin Shën Petersburg.

Qyteti është themeluar nga cari Pjetri i parë më 27 maj, 1703. Ishte kryeqytet i Perandorisë Ruse për më shumë se 200 vite. Në vitin 1918 pas Revolucionit të tetorit të vitit 1917 nuk ishte më kryeqytet.

Është qyteti i dytë rus për nga madhësia dhe i treti në Evropë pas Moskës dhe Londrës. Qyteti ka 4.6 milion banorë, kurse së bashku me rrethinën mbi 6 milion. Petersburgu është qendër kulturore evropiane dhe një port detar i rëndësishëm për Rusinë.