Kandidat të pavarur në zgjedhje? Berisha: Mund të bëjmë koalicion edhe me LSI-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka theksuar dhe njëherë që “Foltorja” do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 Marsit.

Berisha bëri me dije se ditën e diel do të bëhet votimi i kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale duke ndjekur mënyrën primare.

I pyetur se nëse kandidatët e tij do të marrin pjesë si të pavarur, ish-kryeministri tha se mund të ketë një koalicion me partitë e tjera duke mos përjashtuar një bashkim as me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Votimi është të dielën. Votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se emërimi nga përfaqësia dhe ne jemi zotuar për këtë. Ai që merr vota më shumë do shpallet fitues.

Një koalicion partish dhe tjetra është një komision mbështetës për kandidatin i përbërë prej 9 vetash dhe mbledhja e firmave. Do vendoset gjatë ditëve në vijim se cila formë do të përdoret. Por një gjë është ë sigurt që Partia Demokratike do të marrë pjesë në kë to zgjedhje dhe do të ketë një rezultat që do të habiten. Opozita e vërtetë përballet me narko-qeverinë dhe peng Bashën”, tha Berisha.

Zonja Kryemadhi do të bashkohet në këtë koalicion?

Berisha: Jemi në diskutime, me të gjithë pa përjashtim.

Nëse do të dalin si kandidat të pavarur do të kenë logon e PD-së?

Berisha: Siç e dini ndërtesa dhe logoja janë të konfiskuara. Ky është revolucion se kush janë, kush përfaqëson PD është faktuar para shqiptarëve në 11 dhjetor dhe 18 dhjetor ata që duan ta pranojnë 40 mijë firma apo të pranojnë variantin ku 1958 persona shumëzohen me 3 dhe dalin 5004. Me të gjitha ka negociata. Do të jenë kandidatë të Aleancës. Aleanca do të ketë logon e vetë.

Të fundit

Analiza: Serbia, fillimi i fundit apo manovra e radhës?

Në muajin e fundit, në disa qytete të Serbisë, përkrahësit dhe kundërshtarët e pushtetit janë ndarë nga kordone policore,...

Dosja Çopja-Çela, ‘karteli’ bleu avion për transport droge

Organizata kriminale shqiptare e asaj që konsiderohet si “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut” e që drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela rezulton...

Kush janë 5 sulmuesit më të paguar në Angli?

Premier League krenohet me disa nga sulmuesit më të talentuar në futbollin botëror dhe për të siguruar shërbimet e tyre, klubet shpesh paguajnë shuma...

Ofendoi Klopp në videon virale, arbitri merr dënimin nga Federata

David Coote është pezulluar për tetë javë nga Federata Angleze e Futbollit. Ai u ndëshkua zyrtarisht për komente abuzive ndaj trajnerit të Liverpoolit, Jurgen...

Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë policin, pranga 18-vjeçarit

Një 18-vjeçar tentoi të korruptonte efektivin e Policisë Rrugore, por përfundoi në prangat e uniformave blu, teksa 2 të tjerë gjithashtu u arrestuan dhe...

Lajme të tjera

Web TV