Posedonte armë dhe lëndë narkotike, arrestohet talenti i klubit të Serisë A (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nicolas Schiappacasse është arrestuar në Uruguaji për posedim të një arme zjarri. Lojtari aktualisht te Penarol, por në pronësi të Sassuolo-s po shkonte drejt stadiumit me tre shokë të tjerë, qëllimi nuk ishte të shikonin ndeshjen miqësore midis Penarol dhe Nacional, por t’i jepnin një armë një ultras.

Në vitin 2022 Sassuolo e bleu nga Atletico Madrid për 300 mijë euro. I konsideruar si Aguero i ri lojtari zhvilloi vetëm dy ndeshje në Itali, pastaj erdhi huazimi te Penarol. El Pais raporton se mbrëmjen e djeshme, Schiappacasse u ndalua nga policia e Montevideos për një kontroll normal rutinë, por një 9 mm u gjet në makinën e tij të mbështjellë brenda një xhupi në pronësi të sulmuesit, i cili dyshohet se shpjegoi se duhej t’i dorëzonte armën një tifozi të pranishëm.

Sulmuesi ishte në shoqërinë e tre shokëve, njëri prej të cilëve kishte të kaluar si trafikant droge. Futbollisti aktualisht është i arrestuar, në pritje të gjykimit, karriera e tij futbollistike tashmë mund të ketë përfunduar.

Të fundit

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Lajme të tjera

Web TV