Rama: Ja çfarë do bëjmë po votuan 90% e shqiptarëve kundër “Open Balkan”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi rama u shpreh mbrëmjen e sotme se nëse mbi 90% e qytetarëve do të votonin kundër “Open Balkan” në formularin e Këshillimit Kombëtar, atëherë qeveria do t’u jepte atyre më shumë shpjegime në lidhje me këtë nismë.

“Në rast se 90% e qytetarëve janë kundër, i bie të japim më shumë shpjegime se çfarë është, pse e bëjmë. Unë e kam shprehur qëndrimin tim, por në këtë rast do të duhet të bëjmë më shumë përpjekje”, u shpreh Rama në Open.

I pyetur se përse qytetarët nuk u pyetën për shembjen e Teatrit Kombëtar, Rama tha se ata edhe mund të pyeteshin, por nuk dha shpjegime përse kjo nuk ndodhi.

“Mund të pyeteshin, prandaj thashë në fillim që ky është proces dhe lajmi i mirë është që e bën një qeveri. Kjo do të thotë se nuk jam i kënaqur dhe vazhdon një rutinë, jo. Është një përpjekje si mund të përfshihen njerëzit më shumë me politikën”, tha kryeministri.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV