Të mbijetuarit e Holokaustit në Britani rrëfejnë tmerrin në kampet gjermane: Vëllain dhe motrën i dërguan të vdisnin në dhomat e gazit

Portretet e shtatë prej të mbijetuarve të fundit të Holokaustit në Mbretërinë e Bashkuar janë ekspozuar në Galerinë e Mbretëreshës për të shënuar Ditën e Përkujtimit të Holokaustit. Dita e Përkujtimit të Holokaustit mbahet më 27 janar për të shënuar çlirimin e kampit Auschwitz-Birkenau, më i madhi nga kampet naziste të vdekjes, në 1945.

Princi i Uellsit, i cili i porositi ato, tha se portretet do të ishin një “kujtues i përhershëm” i përvojave të tyre. Një ceremoni kombëtare do të transmetohet në internet për të kujtuar viktimat e Holokaustit dhe gjenocideve të tjera. Princi Charles tha se ai i porositi portretet si një kujtesë e qëndrueshme e tmerreve të regjimit nazist në Luftën e Dytë Botërore dhe në nderim të refugjatëve hebrenj që e bënë shtëpinë e tyre në Britani. Ai mbeti i prekur pasi një e mbijetuar e Aushvicit i tregoi atij tatuazhin e kampit të përqendrimit në një ngjarje për të zbuluar portretet të hënën.

Lily Ebert, 98 vjeç, i tregoi gjithashtu princit një varëse floriri që e kishte fshehur nga rojet në këpucën e saj dhe më vonë në racionin e saj të bukës ditore. Në ngjarjen në Galerinë e Mbretëreshës në Buckingham Palace, Londër, ajo i tha Princit Charles: “Ta takoj ty, është për të gjithë ata që humbën jetën”. Charles preku supin e saj dhe u përgjigj: “Por është një privilegj më i madh për mua.”

Në korrik 1944, Lily Ebert – atëherë 20 vjeç – u transportua në Aushvic me nënën e saj dhe pesë vëllezërit e motrat. Mjeku nazist Josef Mengele, i njohur për eksperimentet e tij vdekjeprurëse mbi të burgosurit, dërgoi nënën e saj, vëllain e saj të vogël dhe motrën më të vogël të vdisnin në dhomat e gazit, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes u vunë në punë.

Lexo edhe :  Tërmeti shkatërrimtar në Kashmir, 88.000 humbën jetën, 75.000 plagosen

Ajo tha se varësen në formën e një engjëlli ia kishte dhënë nëna e saj kur ishte pesë vjeç.

“Auschwitz mori gjithçka, madje edhe dhëmbët e artë që u hoqën njerëzve. Por kjo mbijetoi-” tha ajo.

Dita e Përkujtimit të Holokaustit mbahet më 27 janar për të shënuar çlirimin e kampit Auschwitz-Birkenau, më i madhi nga kampet naziste të vdekjes, në 1945.

Udhëheqësit e besimit u mblodhën gjithashtu për të ndezur qirinj dhe për të kujtuar viktimat e të gjitha gjenocideve, duke përfshirë viktimat e tjera të persekutimit nazist si romët, sllavët, njerëzit me aftësi të kufizuara dhe burrat homoseksualë. Ajo shënon gjithashtu gjenocidet që pasuan në Kamboxhia, Ruanda, Bosnje dhe Darfur.