Hasi drejt largimit nga Arabia, bëhet trajner i Kosovës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithnjë shumë tifozë kosovarë kanë shprehur dëshirën e tyre që Besnik Hasi të emërohet trajner i Kombëtares së Kosovës. Por, rrethanat nuk ishin as të përafërta, pasi ose posti i trajneritt të Kosovës ishte i zënë ose vetë Hasi ishte i zënë në ndonjë klub të huaj.

Por, tani Hasi mund të jetë një opsion i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila qe një kohë të gjatë është në kërkim të një trajneri për Kombëtaren e Kosovës, e cila ka mbetur pa trajner prej tetorit, kur u nda me Bernard Challandes.

Besnik Hasi shumë shpejt pritet të largohet nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli. Gazetari portugez, Cesar Luis Merlo, njofton se klubi arab po e largon trajnerin kosovar për ta zëvendësuar me ish trajnerin portugez të Benficas, Jorge Jesus. Ky i fundit thuhet se i ka nis negociatat me arabët.

“Al-Ahli ka lokalizuar trajnerin Besnik Hasi. Andaj po i bën një ofertë miliona dollarëshe Jorge Jesusit, i cili pritet t’i përgjigjet në ditët e sotme”, ka shkruar gazetari Merlo.

Besnik Hasi gjithnjë ka qenë edhe një kandidat për Kombëtaren Shqiptare, ku ish-futbollisti dhe trajneri i Anderlecht ishte edhe kapiten si lojtar aktiv.

Të fundit

Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Thanë është e divorcuar por arriti të fitonte…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës. Ai u shpreh se në Dibër...

Çfarë këshille i dhanë prindërit pas daljes nga BBV?! Loredana Brati zbulon gjithçka

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Loredana Brati. Ish-banorja përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt, në...

Rama flet në Dibër për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një...

Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, humb jetën shoferi 29 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit. Sipas policisë, janë përplasur dy makina e për pasojë ka ndërruar jetë...

Shenja jete jashtë sistemit diellor? Çfarë zbuluan astronomët në planetin e largët

Astronomët kanë zbuluar deri më tani shenjat më premtuese të një shenje jete jashtë sistemit tonë diellor. Duke përdorur të dhënat nga Teleskopi Hapësinor James...

Lajme të tjera

Web TV