Biden konfirmon vrasjen e liderit të grupit militant ISIS: Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, nëpërmjet një deklarate ka konfirmuar vrasjen e njërit prej liderëve kryesorë të grupit militant Shteti Islamik në Siri.

Në deklaratën e presidentit amerikan, konfirmohet se trupat amerikane kanë vrarë në Siri liderin e IS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi.

“Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona të armatosura, ne kemi hequr nga fushëbeteja Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi – liderin e ISIS. Të gjithë amerikanët janë kthyer shëndosh e mirë nga operacioni”-thuhet në deklaratën e lëshuar për media nga zyra e presidentit Biden.

Bideni ka bërë të ditur se operacioni është kryer nën drejtimin e tij dhe se është zhvilluar në veriperëndim të Sirisë.

Sipas presidentit amerikan, Biden, trupat amerikane kryen një operacion kundër terrorizmit me qëllim që bota të jetë një vend më i sigurt.

AP raporton se operacioni pasoi një seri sulmesh në rajon, duke përfshirë një sulm që zgjati gati dhjetë ditë me qëllim të marrjes nën kontroll të një burgu nga grupi militant IS, i cili po përpiqet të ringjallet.

Forcat speciale amerikane zbarkuan me helikopterë dhe sulmuan një shtëpi në një cep të kontrolluar nga rebelët në Siri, duke u përleshur për dy orë me persona të armatosur, thanë dëshmitarët, raporton AP.

Vendi ku u vra lideri i IS-it, është kryesisht i banuar nga njerëz që janë larguar kohë më parë nga luftimet që ndodhën në Siri.

Pas vrasjes së Abu Bakr al-Baghdadi më 27 tetor, 2019, grupi militant IS e kishte shpallur për lider të ri Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshin.

Më 19 dhjetor, 2018, asokohe presidenti amerikan, Donald Trump, kishte shpallur fitoren mbi grupin militant Shteti Islamik. Por, grupe të IS-it kishin vazhduar të kontrollonin disa territore brenda Sirisë.

Lexo edhe :  Ukraina ndahet në 3 pjesë, zbulohet plani i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës

Më 23 mars, 2019, zyrtarisht IS-i humbi kontrollin mbi territorin e fundit që kishte nën kontroll në Baghouz.

Një numër i madh i pjesëtarëve të IS-it u arrestuan dhe ende vazhdojnë të mbahen nëpër burgje të ndryshme në Siri./REL

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV