Aleancë Rusi-Kinë kundër Perëndimit? Kremlini zbardh detaje nga takimi Putin-Xi: Apel NATO-s që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping i kanë bërë thirrje NATO-s gjatë një takimi në Pekin që të ndalojë zgjerimin e mëtejshëm,-ka njoftuar Kremlini.

Takimi i dy liderëve, i mbajtur ditën e Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, shënoi një hap të mëtejshëm në atë që është bërë një partneritet gjithnjë e më i ngushtë mes Pekinit dhe Moskës, pasi marrëdhëniet e këtyre dy vendeve me Perëndimin janë përkeqësuar.

Sipas një versioni në gjuhën angleze të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga Kremlini, të dy vendet besojnë se disa shtete, aleanca ushtarake dhe politike dhe koalicione synojnë të kenë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, avantazhe ushtarake të njëanshme në dëm të sigurisë së të tjerëve.

“Rusia dhe Kina gjithashtu kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s dhe i bëjnë thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut të braktisë qasjet e saj të ideologjizuara të luftës së ftohtë, të respektojë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e vendeve të tjera dhe të ushtrojë një qëndrim të drejtë dhe objektiv ndaj zhvillimit paqësor të shteteve të tjera”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Sipas medias shtetërore kineze Xinhua, të dy udhëheqësit patën një shkëmbim të thellë dhe të plotë të pikëpamjeve mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe një sërë çështjesh kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin strategjik ndërkombëtar, por nuk përmendën drejtpërdrejt NATO-n.

Të fundit

Mot i paqëndrueshëm/ Sërish reshje shiu në disa zona të vendit!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të...

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha tha se raporti...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Lajme të tjera

Web TV