Luiza Gega triumfon në Francë, Veliaj: Krenarë! Ky është rezultati kur federata mbështet talentet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përgëzuar atleten Luiza Gega, e cila ka arritur një tjetër sukses me rekordin e saj më të fundit në “Meeting de Miramas” në Francë.

Duke u shprehur krenar për sportisten elitare që përfaqëson denjësisht Tiranën në kompeticione në arenën ndërkombëtare, Veliaj nënvizon edhe faktin se një pjesë e kësaj arritjeje për Shqipërinë i dedikohet edhe Federatës së Atletikës që mbështet talentet tona.

“Ja rezultati kur sporti hapet, kur ka votime të ndershme, kur federata – si ajo e atletikës – mbështet sportistët e jo Presidentin, e kur ka transparencë e fondet shkojnë tek talentet. Bravo Luiza Gega, goca jonë e KS TIRANA që na bën krenar,” shprehet Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale.

Luiza Gega shënoi rekordin e ri, 8:50.08 në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura, në Miramas. Paraqitja e atletes së Tiranës u shpall edhe si “best performance” e të gjithë eventit, pasi krijoi një shkëputje të madhe nga rivalet në një turne ku merrnin pjesë sportistë elitarë dhe medalistë olimpikë.

Të fundit

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

“Me Rusinë nuk kemi përparim”, amerikanët zhgënjehen me Putin

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim në përfundimin e luftës në...

Lajme të tjera

Web TV