“Bashkëpunimi për universitetet”, Rama në Viterbo: Për shqiptarët, Italia është toka e ëndrrave të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Viterbo të Italisë. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama ka theksuar se në të ardhme duhet të krijojmë bashkëpunime të reja në sistemin universitar mes dy vendeve. Sipas kryeministrit për shqiptarët Italia është toka e ëndrrave të tyre.

“Duhet të krijojmë sinergji e bashkëpunime të reja në sistemin universitar mes dy vendeve për të ardhmen. Problemet që po përballojmë janë të ngjashme, siç është largimi i të rinjve nga jugu e pjesa qendrore e Italisë, e drejt Veriut e Europës Veriore, E kemi për detyrë ta përballojmë këtë problematikë me racionalitet, pa rënë në kurthin e politikave të së shkuarës. Për ne është e rëndësishme të vazhdojmë të punojmë për internacionalizimin e universiteteve tona, për të bërë që studentët shqiptarë të kenë programe të ngjashme me ato italiane.

Kemi një shembull të mirë universiteti në Shqipëri, si ai i Zonjës së Këshillit të Mirë, themeluar me kërkesë të nënë Terezës, e me mbështetjen e Selisë së Shenjtë. Është një Universitet që dëshmon se mund të lindin sinergji të reja, një katedër italo-shqiptare e plotfuqishme. Na bashkon një lidhje e veçantë.

Për shqiptarët, Italia është toka e ëndrrave të tyre. Na ndan një det, e një histori që jo gjithmonë na ka bashkuar, por në të njëjtën kohë na bashkon një ndjenjë e përbashkët përkatësie e jashtëzakonshme e fqinjësisë. Marrëdhënia mes Shqipërisë e Italisë është e veçantë në të gjitha nivelet. Duhet të shfrytëzojmë më mirë programet europiane, duke përfituar nga njohuria që ka Italia. Kemi shumë për të mësuar e jemi me fat që Italia ka disponueshmërinë vëllazërore për të na ofruar atë që është më e rëndësishme”, tha kryeministri.

Të fundit

Biden akuza ndaj administratës Trump/ Në më pak se 100 ditë ka bërë kaq shumë dëme

Në fjalimin e tij të parë që nga largimi nga detyra, ish-presidenti Joe Biden ka kritikuar politikat e administratës Trump, duke...

Ukraina ndahet në 3 pjesë, zbulohet plani i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës

Nisja e negociatave mes SHBA ndaj Rusisë kishte mashtruar botën për mundësinë reale të arritjes së shpejtë të një armëpushimi në Ukrainë. Ashtu siç pritej, objektivat...

‘Pensioni minimal, 200 euro’/ Rama: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë

Kryesocialisti Edi Rama, në një takim me fermerët në Cërrik, tha se problematikë mbeten pensionet e fshatit për shkak se nuk kanë dhënë kontribute. Ai...

Krijohet harta e parë 3D e trurit të një gjitari

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e neuroshkencës, duke krijuar hartën e parë tredimensionale dhe tejet precize të...

Rama në Cërrik: Paketën e Maleve synojmë ta shtrimë edhe për tokat e punuara

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të mërkurë në zonën e Cërrikut ku u takua me fermerët. Ndër të tjera, ai u shpreh se...

Lajme të tjera

Web TV