Kriza energjetike, Blinken: SHBA e angazhuar të ndihmojë Evropën për t’u furnizuar me energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara thonë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar Evropën për t’u furnizuar me energji në kushtet e shqetësimeve mbi furnizimet nga Rusia dhe krizën e lidhur me Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit e shprehu këtë angazhim të hënën, gjatë takimit të Këshillit SHBA-BE për energjinë në Uashington.

Zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë në bisedime me qeveri dhe prodhues gazi në gjithë botën për burime shtesë energjie për Evropën.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell tha se Rusia nuk ka hezituar të përdorë furnizimet me gaz për Evropën si armë për përfitime politike.

Ai shtoi se “duhet të dërgojmë një mesazh të fortë dhe të tregojmë vendosmëri për të konsoliduar sigurinë energjetike për Evropën dhe fqinjët tanë në Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Përshkallëzimi i tensioneve mes Perëndimit dhe Moskës lidhur me Ukrainën ka ngjallur shqetësime për furnizimin me gaz rus të Evropës. Çmimet janë rritur në nivele rekord muajt e fundit, mes të tjerash për shkak të uljes së sasisë së importeve nga Rusia.

Rezervat e gazit në Evropë janë rreth 10% më të ulëta se zakonisht për këtë periudhë të vitit. Gazprom ka thënë se po përmbush të gjitha kontratat afatgjata, por është akuzuar nga zyrtarët e BE-së dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë se po dërgon sasi të pamjaftueshme gazi në Evropë në mes të krizës për Ukrainën.

Zonja Von der Leyen tha se është “e çuditshme” që Gazpromi nuk ka rritur furnizimin me gaz të Evropës, pavarësisht çmimeve rekord dhe kërkesës së lartë.

“Ka shenja në rritje se Kremlini po vazhdon të përdorë furnizimin me gaz si mjet presioni politik,” tha ajo.

Lexo edhe :  Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Rusia mbulon rreth 40% të nevojave të gazit të BE-së. Pasojat e mundshme në sasinë e furnizimin nëse Rusia pushton Ukrainën kanë nxitur BE-në të rrisë importin nga vende të tjera.

Zyrtarët e lartë të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara do të takohen në Uashington të hënën për bisedime lidhur me mundësinë e furnizimit me gaz natyror të lëngshëm (GNL). BE-ja po bën gjithashtu negociata me Katarin dhe Azerbajxhanin.

BE-ja ka thënë se infrastruktura e saj e magazinimit dhe aftësia për të importuar më shumë GNL duhet të jetë në gjendje t’i mbrojë vendet nga pasojat e rënda të mungesës së gazit, por analistët thonë se ndërprerja e plotë e furnizimit nga Rusia do të sillte nevojën e masave urgjente, si për shembull mbylljen e disa fabrikave.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Von der Leyen tha se çmimet e gazit mund të vazhdojnë të mbeten të larta. Shumica e vendeve të BE-së kanë zbatuar lehtësime në taksa, subvencione dhe masa të tjera për të mbrojtur konsumatorët nga rritja e faturave në përgjigje të rritjes së fundit të çmimeve.

“Nuk përjashtohet mundësia që çmimet e gazit të mbeten të larta për një kohë të gjatë,” tha ajo/VOA.

Të fundit

Kokainë, çanta dhe tufa me para! Miliona € të sekuestruara dhe 52 urdhër arreste (VIDEO)

Anti-Mafia italiane ka publikuar pamje nga operacioni “Ura”, ku shihen qartë detaje nga aksioni që preku Shqipërinë dhe Italinë...

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo është hera katërt që ai...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Lajme të tjera

Web TV