Presidenti Meta i ka barë presion gjykatës Kushtetuese duke thënë se do të jap llogari nëse nuk merr një vendim të drejtë.
Pyetja: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit, madje as prej vetë asaj. Gjykata ka përballuar një vit pune të intensive, Presidenti ka vënë në diskutim vendimet e saj dhe ka shprehur vlerësime për anëtarët e saj nisur nga vendimmarrjet e tyre. Mendoni se ky qëndrim përfshihet kompetenca dhe të drejtën e shprehjes së kryetrarit të shtetit?
“Presidenti ka zbatuar çdo vendim të GJ.K nuk ekziston një rast i vetëm që të ketë refuzuar. Në Republikën e Shqipërisë asnjë institucion nuk mund të dalë mbi sistemin e llogaridhënies, përfshirë Gjykatën Kushtetuese. Prandaj edhe në Kushtetutë është parashikuar procedimi disiplinorë dhe për anëtarët e GJ.K për të garantuar llogaridhënien e tyre para ligjit. GJ.K ka karakter superem por jemi anëtarë të shumë konventave ndërkombëtare e Europiane. Çdo vendim i sistemit tonë gjyqësor që dështon në dhënien e drejtësisë dhe shkakton pasoja serioze për shtetin e shqiptarët, ngarkon me përgjegjësi dhe autoritet që kanë shqyrtuar çështjet jashtë standardeve europiane. “, tha Meta