Grabitën vilat e biznesmenëve në Itali/ Arrestohen dy të rinj shqiptarë, vodhën para dhe sende argjendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për grabitjen e vilave. Bëhet fjalë për shtetasit: Edison Pula dhe Imer Masha, përkatësisht 30 dhe 28 vjeç, të cilët u arrestuan, pasi kishin dalë nga ferma ku fshiheshin për të bërë pazar.

Të dy shqiptarët janë persona me precedentë penalë, Pula u akuzua për pesëdhjetë vjedhje të kryera në Trentino, ndërsa Masha ishte dëbuar tashmë nga Italia.

Në 14 Nëntor 2021 brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto u futën 4 persona, 2 prej tyre të armatosur, të cilët arritën të merrnin kasafortën në dhomën e gjumit. Po ashtu grabitësit morën bizhuteri, ar, para, ora të ndryshme me vlerë miliona euro.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se 2 nga personat që kryen grabitjen janë pikërisht shqiptarët e mësipërm, tashmë të arrestuar. Ata i kishin shpëtuar policisë prej muajsh, ndërsa fshiheshin te një fermë në fshatin Carbonera, ku karabinierët u gjetën orë të ndryshme (duke përfshirë dy Rolexe), para, sende argjendi dhe mjete për vjedhje.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV