Kandidati i Berishës për Shkodrën sulmon Bashën: PD s’është e humbësve kronikë që shesin demokratët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardh Spahia, kandidati i Berishës që garon për Bashkinë e Shkodrës në logon e “Shtëpia e lirisë”, ka hedhur akuza të forta ndaj Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk përfaqëson demokratët, por shet vlerat dhe kontributet e tyre për qëllime personale dhe për t’u pasuruar. Spahia tha se PD nuk i përket humbësve kronikë, ndërsa u kërkoi votën demokratëve për të treguar se PD u përket atyre dhe jo Lulzim Bashës që mban zyrat me forcë.

“Jam këtu sot sepse shumë njerëz më kanë besuar dhe jam këtu pas një manifestimi demokratik të votës së lirë nga anëtarësia e PD. Askush nuk mund të na ndalë për të pasur një shtëpi dinjitoze, një parti fitues që nuk bën pazare me sakrificën e demokratëve. Vlerat tona më të mira i nxjerrin në pazar ata që dinë vetëm të humbasin dhe nuk njohin kontributin dhe vlerat e demokratëve. Ky është modeli më i keq, jam në këtë garë për ta zhbërë tërësisht këtë model. PD nuk është e atyre që mbajnë zyrat dhe refuzojnë të shohin realitetin por e demokratëve si ne këtu që nuk pranojnë modelin e imponimit. Me votën tuaj më 6 mars keni shansin për të treguar se PD nuk u përket atyre që e shohin PD si mënyrë për t’u pasuruar”, tha Saphia.

 

Të fundit

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Lajme të tjera

Web TV