Përfundon takimi me Blinken, Rama zbulon se çfarë diskutuan: Vendimi jonë i përbashkët me SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo ka përfunduar takimi në Uashington mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Rama ka dhënë një një intervistë për Zërin e Amerikës duke dhënë edhe detaje në lidhje me atë çfarë është biseduar me Blinken.

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, lidhur me marrëdhëniet bileterale, padiskutim lidhur me rajonin, me ecurinë e reformave në Shqipëri dhe në tërësi prekën të gjitha temat që janë të rëndësishme, përfshirë edhe temën të qenit bashkë në Aleancën në NATO”, tha Rama.

Ndërsa bëri të ditur dhe vendimin e përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-së për përfaqësimin në KS e OKB-së.

“Është një proces i njohur në traditën e Këshillit të Sigurimit ku dy vende ose më shumë bëhen bashkë për të adresuar një ose disa vendeve të caktuara dhe SHBA na e propozuan ne, dhe ne e pranuam dhe kjo na jep kënaqësi dhe përgjegjësi”, theksoi Rama.

Por a do të ketë një iniciativë nga Shqipëria për paraqitjen e një rezolute në KS për krizën në Ukrainë? Kryeministri theksoi se “kjo nuk është një çështje e Shqipërisë tanimë, por e gjithë botës, e Kombeve të Bashkuara e KS e patjetër në këtë proces ne do të jemi krah për krah SHBA. E vendimmarrja, sigurisht të jemi realist ajo i takon SHBA”.

Të fundit

Ndahet nga jeta kitaristi dhe producenti legjendar i rokut, Rick Derringer

Kitaristi dhe producenti legjendar i rokut Rick Derringer ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga gruaja...

Mourinho: “Shpresoj që Interi të fitoj Championsin por tripleta është vetëm e imja”

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë. Në prag të kësaj finaleje me...

Reagimi i ambasadës së SHBA për zgjedhjet/ Berisha: Ishte përgëzim për popullin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila përgëzoi popullin shqiptar pas zgjedhjeve të...

Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti befason me përgjigjen

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike të listës së hapur, më...

India kapërcen Japoninë dhe bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë

India ka kaluar Japoninë për të zënë vendin e katërt në listën e ekonomive më të mëdha të botës, sipas projeksioneve të fundit nga...

Lajme të tjera

Web TV