“Po mendojnë pushtimin e Ukrainës”/ Johnson i ashpër: Rusia thotë se po tërhiqet, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëria e Bashkuar është ende e paqartë në lidhje me qëllimet e vërteta të Rusisë mbi konfliktin në Ukrainë. Kryeministri Johson tha se rusët janë duke dërguar sinjale “përziera”, të cilat nuk lejojnë që të kuptohet se çfarë ka vërtetë ndërmend Putini të bëjë me Ukrainën, shkruan The Guardian.

Johnson tha pas një takimi urgjent me Komitetin Qeveritar “Cobra” për situatës së konfliktit midis dy vendeve se Rusia po ndërton një spital pranë kufirit të Ukrainës në Bjellorusi, që për të interpretohet si një përgatitje për pushtim.

Gjithashtu, ai theksoi se shumë trupa ruse janë duke iu afruar kufirit me Ukrainën. Ai, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat e vendosur në kufij, raporton abcnews.al

“Ne mendojmë se ata janë gati dhe mund të reagojnë në çdo moment”, shtoi Johnson.

Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar ka më shumë arsye që të “mbetet e ashpër” në sanksionet e saj ekonomike që synojnë bizneset dhe individët rus. Në përfundim ai tha se ka “shenja pozitive” nga bisedat e zhvilluara me ministrin e jashtëm të Rusisë edhe pse të pamjaftueshme.

Të fundit

‘Komisar Dritan Lame më ka dhunuar’, rrëfehet Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të...

Kush është miliarderi, nga 500 më të pasurit e botës që i shpëtoi tarifave të Trump?

Warren Buffett është i vetmi nga 500 miliarderët më të pasur në botë që ka përfituar financiarisht nga tarifat e Presidentit Donald Trump, të...

Piramida 25 metra nën ujë mund të rishkruajë historinë e botës

Një strukturë misterioze nënujore pranë ishujve Ryukyu të Japonisë po sfidon njohuritë tona për historinë e qytetërimeve të lashta. E njohur si Monumenti Yonaguni,...

Rama viziton anijen ‘Amerigo Vespucci’ në shoqërinë e ministrit italian të Mbrojtjes

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Guido Crosetto vizitoi pasditen e kësaj të marte anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet...

A do të përfshihet Samir Mane në politikë?

Herë pas here kanë qarkulluar teza në media se biznesmeni Samir Mane do të përfshihej në politikë. Por sa reale janë këto pretendime? Vetë biznesmeni...

Lajme të tjera

Web TV