“Gati të rikthehem”, Iniesta: Barça në duar të sigurta me Pedrin dhe Gavin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iniesta nuk e ka harruar Barcelonën. Ish-mesfushori, i cili luan për japonezët e Visel Kobe, ndjek nga afër të gjitha ngjarjet aktuale në Katalunjë dhe nuk përjashton mundësinë e rikthimit, siç e ka pranuar vetë në intervistën e dhënë për “Mundo Deportivo”.

RIKTHIMI – “Do të doja të kthehesha në Barcelonë. Do të doja të ndihmoja klubin. Ka shumë aspekte për t’u konsideruar dhe është e vështirë të them se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.

E ARDHMJA – “Barça është shtëpia ime dhe nuk ka vend ku mund të ndihesha më mirë se atje. Por, aktualisht më pëlqen të mendoj më shumë për të luajtur. Kjo është ajo që më magjeps më tepër tani. Koha vrapon kundër meje, megjithatë nuk e di se ku e shoh veten kur të dal në pension. Shumë herë më shkon në mendje se do të doja të merrja titullin trajner ose të përgatitesha për të qenë drejtor sportiv. Do të doja detyra që të më lidhnin me futbollin”.

BARÇA – “Dëshiroj të njëjtën gjë që duan të gjithë tifozët e Barcelonës: që skuadra të bëjë mirë, të kthehet dhe të realizojë sa më tepër pikë, dhe për të fituar gjithçka që është e mundur. Dihet se arritjet e mëdha kërkojnë kohë. Pak nga pak, duhen vendosur tulla dhe arritje pozitive për të pasur garancinë se rezultatet do të pasojnë”.

SEZONE TË ARTA – “Gjërat kanë vazhduar të fitohen. Po, është e vërtetë që ka momente, etapa, rrethana që e rrethojnë Barçën dhe që ndonjëherë janë të ndërlikuara. Ajo që nevojitet është se në momentet më të vështira të rreshtohemi në krah të klubit. Nuk i dihet kurrë nëse një epokë e suksesshme do të përsëritet apo jo. Ne duhet të përpiqemi ta bëjmë që të ndodhë përsëri. Gjëja me të vërtetë e rëndësishme është të dimë se si duam që Barça të funksionojë”.

Lexo edhe :  Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

TË RINJTË – “Personalisht shoh Pedrin si një pikë referimi në klubin e tij dhe në ekipin kombëtar. Kam folur me të për situata që kam përjetuar gjithashtu, si edhe krahasimet me të tjerët. Ai duhet të jetë vetvetja, të shijojë mënyrën se si luan dhe të vazhdojë të rritet. Ndërkohë, janë edhe Gavi e Niko. Ata janë dy futbollistë me talent dhe të dhëna të mira fizike. U është dashur ta përballojnë këtë situatë dhe po përgjigjen në mënyrë të pabesueshme. Nuk duhet të harrojmë moshën e tyre. Ata duhet të vazhdojnë të rriten në një mjedis të mirë dhe të zhvillojnë talentin e tyre”.

Të fundit

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe...

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në...

Skema, si funksiononte grupi i Adi Çobës!/ ‘Bisha’ udhëzonte me SkyECC nga Durrësi!

Një megaoperacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane çuan në goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës. Në total u lëshuan 52...

Deputeti më i votuar/ Blendi Gonxhja tregon a do të garojë për Bashkinë e Tiranës

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ishte kandidati më i votuar nga listat e hapura, duke fituar besimin e 24.802 qytetarëve të Tiranës, të cilët...

Operacioni ‘Ura’/ Berisha sulmon Dumanin: Bllokoi aksionin për qëllime elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha doli sërish në një konferencë për mediat, për të denoncuar sipas tij vjedhjen e zgjedhjeve. Berisha u ndal edhe te operacioni i...

Lajme të tjera

Web TV