KRIIK Albania bën bashkë pozitë-opozitë, gati Reforma Zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara realizoi Konferencën Kombëtare “SHOQËRIA CIVILE DHE POLITIKE; PËR NJË DIALOG DHE PJESËMARRJE GJITHËPËRFSHIRËSE” – “Nevoja për një Reformë të Plotë Zgjedhore; Financimi i Politikës”.

Konferenca synon të rikthejë në vëmendjen e aktorëve institucionalë e politikë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, nevojën për dialog të përhershëm, si një shans për të kthyer besimin e qytetarëve në sistemin demokratik dhe të ardhmen demokratike të vendit. Një dialog që duhet të sigurojë gjithëpërfshirje dhe pjesëmarrje domethënëse, i ndërtuar mbi standarde dhe parime të mirë përcaktuara, duke e bërë atë jo vetëm një mundësi për të lënë pas krizën politike, por edhe për të siguruar një demokraci funksionale.

Konferenca solli në tryezën e diskutimit përfaqësues të aktorëve kryesorë politikë dhe institucionalë në vend, veçanërisht të Kuvendit të Shqipërisë, për të paraqitur vullnetin e tyre politik për nevojën e integritetit të zgjedhjeve, me theks të veçantë tek financat e politikës. Në Konferencë morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të lartë diplomatikë të partnerëve strategjikë ndërkombëtarë të vendit, për të prezantuar vullnetin e tyre në ndihmë të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri. Të tjerë pjesëmarrës në Konferencë ishin përfaqësues të shoqërisë civile, partive politike, botës akademike, ekspertë të mediave, gazetarë, etj. Për më shumë informacion shihni programin e realizuar të konferenës më poshtë.

Sesioni I parë iu kushtua nevojës për vazhdimin e një dialogu të përhershëm përballë sfidave me të cilat përballet vendi, mishëruar së pari në angazhime konkrete institucionale për sigurimin e integritetit zgjedhor, duke ndërmarrë një reformë të plotë dhe gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor, veçanërisht në lidhje me financat politike. Në këtë seksion, Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Znj. Klotilda Bushka, e deleguar nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, theksoi nevojën e kthimit të integritetit tek proceset zgjedhore. Përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, folën pas Znj. Bushka. Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Z. Alastair King-Smith nënvizoi rëndësinë e realizimit të një reforme zgjedhore nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e domosdoshme të shoqërisë civile. Ambasadori i Zvicrës, Z. Adrian Maitre evidentoi nevojën për përfundimin e praktikës së keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe influencimit të votuesve dhe realizimin e një reforme të plotë zgjedhore. Ambasadori i OSBE, Z. Vincenzo del Monaco, përshëndeti ngritjen e komisioneve të posaçme, për të cilat tha se janë themelore për reformën zgjedhore. Anëtari i Akademisë së Shkencave, Prof. Dr. Artan Fuga, në fjalën e tij në përfundim të panelit të parë theksoi se vota është e lirë por e shtrembëruar. Ajo është e pakontrollueshme nga vullneti i votuesit duke humbur kështu vlerën e vet autentike.

Lexo edhe :  "Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, Berisha e zhduku dosjen Partizani"

Sesioni i Dytë, u fokusua në angazhimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, nëpërmjet drejtuesve të tyre, në adresimin e sfidave të radhës në legjislaturën aktuale të Kuvendit. Folësit në Sesionin e dytë, me përfaqësues të Partive kryesore parlamentare, evidentuan rëndësinë e dakordësisë dhe gjithëpërfshirjes në Komisionin Ad Hoc Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Z. Taulant Balla theksoi se duhet të depolitizohen komisionet zgjedhore dhe të garantohet e drejta e votë së emigrantëve. Kryetari i Grupit Parlamentar të Parisë Demokratike, Z. Enkelejd Alibeaj, vuri në pah një nga sfidat e shoqërisë civile është jo vetëm angazhimi dhe pjesëmarrja, por edhe kurajoja për të dhënë zgjidhje. Ndërsa Kryetari i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe Kryetari i Partisë Republikanë, Z. Fatmir Mediu, nënvizoi se reforma zgjedhore duhet realizuar sa më shpejt, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe e pa ndikuar nga partitë e mëdha.

Sesioni i tretë u fokusua në gjetjet e organizatave të shoqërisë civile që kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit, me fokus të veçantë financimin e fushatës. Një vend të veçantë në këtë Sesion zuri fjala e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, i cili theksoi se KQZ duhet të ketë zë në Reformën Zgjedhore për çdo aspekt teknik dhe organizativ të procesit ku KQZ kryen administrimin përkatës.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në monitorimin e aspekteve të procesit zgjedhor, evidentuan problematikat që shoqëruan procesin e fundit zgjedhor, veçanërisht nga pikëpamja e financimit, duke theksuar rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës reformues zgjedhor ku shoqëria civile duhet të jetë domosdoshmërisht prezentë.

Në pjesën e dytë të këtij sesioni, përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë me rëndësi dhe me ekspertizë në çështjet e zgjedhjeve, e veçanërisht rreth financave të politikës, dhanë perspektivat e tyre për adresimin e problematikave të vërejtura dhe ato të prezantuara nga aktorët vendorë, bazuar në përvojat dhe standardet ndërkombëtare.

Në panelin e fundit ishin të pranishëm anëtarë të Komisionit të reformës Zgjedhore nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, të cilët evidentuan rëndësinë e ndryshimeve në kuadrin ligjor që rregullon financimin e partive politike dhe ndërmorën angazhim për të reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj shoqërisë civile dhe rishikimin tërësor të këtij aspekti si dhe elementeve të tjera të procesit.

Të fundit

Euro bie në minimum historik, leku forcohet edhe ndaj monedhave të tjera

Monedhat kryesore të huaja kanë vijuar edhe këtë të mërkurë zhvlerësimin e tyre në raport me lekun. Kështu, monedha europiane...

E çuan në spital pa ndjenja, humb jetën foshnja 5-muajshe, prindërit shqiptarë në pranga

Një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë në ishullin Paros në Greqi. Prindërit, të dy me origjinë shqiptare, janë arrestuar. Sipas mediave greke, nëna e fëmijës u...

Nami i zi… me diplomat: Nga Akademia e Barinjve te Universiteti i të Moshuarve

Nga Leonard Veizi Të them të drejtën, diploma që kam marrë shumë vite më parë nuk më pëlqen hiç, dhe gjithmonë e kam vuajtur faktin...

Balla viziton bazën ushtarake të NATO-s në Letoni/ Mirënjohje për kontributin!

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyrtare në bazën ushtarake të NATO-s në Ādaži, Letoni, ku ndodhen të dislokuara edhe trupa nga...

Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur do të zhvillohen votimet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. “Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të...

Lajme të tjera

Web TV