Silva Turdiu, sportisja e talentuar që u kryqëzua nga regjimi komunist/ I vëllai: Askush s’i tha më fal!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëllai i sportistes së njohur Silva Turdiu, Parid Turdiu ka shpërndarë në rrjetet sociale një artikull që flet për sportisten Kamila Valieva, e cila konsiderohet si viktimë e dështimit moral të zyrtarëve, trajnerëve dhe mjekëve.

Paridi, ka komentuar nga ky rast i ngjashëm edhe historinë e motrës së tij të cilën fati dhe bukuria e përplasën në pikat ekstreme. Vajza e brishtë, delikate dhe e hajthshme e fundviteve ‘70 dhe fillimit të viteve ‘80 ka hyrë në historinë e regjimit komunist si nusja që nusëroi më pak ditë në Bllokun e kuq. Dashuria për djalin e kryeministrit të asaj kohe u godit nga helmi më i zi që lëshoi sistemi komunist, luftën e klasave.

Paridi shkruan për të gjitha sakrificat dhe torturat që e motra përjetoi gjatë sistemit komunist dhe pas gjithë kësaj mbijetese ndaj atyre vështirësive, ai shkruan se askush nuk i tha “më fal”.

Postimi i plotë:

“Motra ime ishte nje sportiste adoleshente. Une e kam pare sa pasion e sakrifice fusin ne sport keto vajza te vogla; pritshmerine qe ka populli, qeveria, trajneret, rrethi shoqeror e familjar, qe ato t’i nderojne duke fituar.

Keto sportiste te njoma zbukurojne jeten e zymte te popullit te vet, prandaj ndiqen me aq emocion.

Kamila Valieven e derrmuan ne rriturit duke i dhene doping dhe pastaj duke mos e mbrojtur. Ka nevoje ky talent boteror per doping?! I jepet femijes doping? Por regjimi rus kerkon te fitoje medalje me cdo kusht.

Motren time 20 vjec e derrmoi sistemi enverist, Partia e Punes, kur e perjashtoi nga sporti. E perjashtuan edhe nga universiteti, 2 here. Heren e pare 20 vjec. E ripranuan me 1990, kur komunizmi ishte ne grahmat e fundit. E perjashtuan per here te dyte se u fut i shoqi ne ambasade. Rregjimi po shkermoqej, populli ishte pa buke, ata gjeten kohe te perjashtonin Silven edhe nje here (!)

Lexo edhe :  1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Ajo mbijetoi, por imagjinoni koston. Nuk i ka thene njeri “me fal”.

Ne muzeumet qe kane bere, BunkerArt, ia kane vene foton ne nje stende me nje koment mbi ngjarjet, por pa ndonje respekt.

Kur te shkoj ne Tirane do kujdesem qe ta korigjojne. Kush ka pasur kohe! Kur shkoj aty me duhet te mbyll nje mije vrima, te rremujes se puneve ne ate vend pa shtet.”, shkruan ai.

Të fundit

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Lajme të tjera

Web TV