Nis fushata për 6 marsin, Meta thirrje partive: Shmangni tensionet që kemi parë në të kaluarën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një thirrje për partitë politike dhe kandidatët në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke i kërkuar të zhvillojnë një fushatë transparente dhe të shmangin retorikën e tensionet.

“Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në Bashkitë Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë, që nis sot, është një mundësi e shkëlqyer për subjektet garuese dhe kandidatët e tyre për të parashtruar programe konkrete zhvillimi dhe gjithëpërfshirjeje në përputhje me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, të një fushate në mbështetje të Kodit Elektoral, ligjeve dhe Kushtetutës, të drejtë, transparente, larg retorikës, tensioneve dhe fenomeneve të papranueshme që kemi parë në të kaluarën, i inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote, në të gjashta njësitë vendore, të marrin pjesë masive në zgjedhje.

Nuk duhet humbur mundësia për çdo qytetar të tregojë forcën dhe vullnetin e tij për të zgjedhur kandidatin apo kandidaten më të mirë që do të drejtojë bashkinë e tyre në të ardhmen. Vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetarit në demokraci!”, shkruan Meta.

Të fundit

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Lajme të tjera

Web TV