Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhej sot në fushatën elektoralenë Rrogozhinë, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie.
Ndër të tjera, Veliaj foli edhe për kryeministrin Edi Rama, për të cilin shtoi se ai është një lider botëror. Ai ka thënë se kryeministri i Shqipërisë është sot në arenën ndërkombëtare, ku po merr vendime për vendin dhe për botën.
“Kryeministri jonë është në arenat ndërkombëtare që nuk merr vetëm vendime të rëndësishme për vendin, por edhe për botën. Sot Tirana është kryeqyteti i Rinisë. Sot kemi ministre që bëjnë punë fantastike, si Bora.”, theksoi Veliaj.