Rrjedhin të dhënat e llogarive bankare të 30 mijë klientëve të bankës Credit Suisse, mes tyre trafikantë dhe politikanë të korruptuar

Tabloidi britanik “The Guardian” ka publikuar një artikull të bujshëm, ku thuhet se disponon të dhënat e llogarive bankare të më shumë se 30 mijë klientëve të një prej bankave më të rëndësishme në Zvicër, Credit Suisse.

Mes 30 mijë klientëve janë edhe emra të trafikantëve, kontrabandistëve, kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar nga e gjithë bota. Totali i parave që disponojnë këta 30 mijë persona është rreth 80 miliardë euro.

Të dhënat e këtyre personave ende nuk janë publikuar, por sipas “The Guardian”, në listë ka një miliarder që ka urdhëruar vrasjen e të dashurës së tij, një drejtor burse në Hong Kong që është në burg për ryshfet, një trafikant të qenieve njerëzore në Filipine, si dhe politikanë të korruptuar.

Një llogari në pronësi të Vatikanit në të dhënat u përdor për të shpenzuar 350 milion € (290 milion £) në një investim të dyshuar mashtrues në një pronë në Londrës.