Nuk ka dialog paqësor/ Putin njeh pavarësinë e rajoneve rebele të Ukrainës, perëndimi i zhgënjyer

Russian President Vladimir Putin congratulates servicemen and veterans at the Special Operations Forces Day at Novo-Ogaryovo residence, outside Moscow, Russia Russia February 27, 2021. Sputnik/Alexei Druzhinin/Kremlin via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar vendimin e tij për pavarësinë e territoreve separatiste rusishtfolëse në Donetsk dhe Luhansk (Donbass) pas një takimi të Këshillit të Sigurimit rus për Ukrainën. Sipas Reuters sic njoftoi zyrtarisht Kremlini, presidenti rus kontaktoi me homologun e tij francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Solz dhe i njoftoi ata për vendimin e tij për të njohur “në të ardhmen e afërt” pavarësinë e Donbasit, përkatësisht rajoneve lindore, Donetsk dhe Lugansk.

Sipas të njëjtit burim, si Parisi ashtu edhe Berlini shprehën zhgënjimin e tyre me vendimin e presidentit rus.

Analistët thonë se Vladimir Putin po “akumulon armë negociuese” , si me praninë e ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën ashtu edhe me lëvizjen për të njohur pavarësinë e dy rajoneve, ku shumica dërrmuese e banorëve janë rusishtfolës. Sipas presidentit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kremlin, Putin dëshiron t’i ofrojë avantazhe negociuese ministrit të jashtëm rus.