Putin mban fjalimin e parë pas tensioneve: Ne e krijuam Ukrainën si shtet, tani po kontrollohet nga të huajt

Russian President Vladimir Putin delivers a speech during an expanded meeting of the Defence Ministry Board in Moscow, Russia December 21, 2021. Sputnik/Mikhail Tereshchenko/Pool via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY.

Presidenti rus Vladimir Putin po bën një deklaratë pasi Kremlini beri me dije se do të njiheshin dy republikat e vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Lugansk në rajonin Donbass të Ukrainës.

Putin u shpreh se Ukraina po kontrollohet nga jashtë dhe ndikimi i huaj ndikon në politikat e saj të brendshme, korporatat dhe tregtinë.

“Le të fillojmë me faktin se Ukraina moderne u krijua tërësisht nga Rusia, më saktë nga Rusia bolshevik, komuniste. Ky proces filloi pothuajse menjëherë pas revolucionit të 1917. Më pas, në prag dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini tashmë aneksoi BRSS dhe transferoi në Ukrainë disa toka që më parë i përkisnin Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë. Dhe në vitin 1954, për disa arsye, Hrushovi mori Krimenë nga Rusia dhe ia dha Ukrainës. Në fakt, kështu u formua territori i Ukrainës Sovjetike. SHBA dhe NATO e kanë kthyer Ukrainën në një “teatër lufte”, tha ai.