Rusia tha se kishte vrarë 5 ushtarë ukrainas, reagon Kievi: Pretendim i rremë

Ushtarët rusë lajmëruan se në kufirin e Rusisë dhe Ukrainës vranë pesë persona, të cilët i cilësuar si diversantë ukrainas. Ata “justifikuan” veprimin e tyre duke thënë se diversantët tentuat të shkelin në kufirin rus.

Pavarësisht se lajmi bëri shumë “zhurmë” “Reuters” shkruan se Ukraina nxitoi të mohonte pretendimet e Rusisë për vrasjen e pesë personave.

“Asnjë ushtari i yni nuk ka kaluar kufirin me Federatën Ruse dhe asnjë person nuk është vrarë sot”, tha një zyrtar i Kievit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thanë se pretendimi rus ishte “i rremë”.