“Mos ma ngrini zërin mua”/ Debat mes Ramës dhe Tabakut, ironi edhe ndaj deputetes së PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që kryeministri Rama është duke vijuar dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ka patur ndërhyrje edhe nga deputetët e majtë ndaj Jorida Tabakut. Kjo e fundit kërkoi nga teknika e Kuvendit që të mos i heqin asaj mikrofonin dhe t’ia lenë atë hapur kryeministrit.

Ndërkohë që thoshte këtë, ndërhyri Ermonela Felaj, gjë që sipas Tabakut ishte një tentativë për të treguar besnikërinë ndaj kryeministrit.

“Zonja Felaj, z.Rama është i sigurt për besnikërinë tuaj. Pa merak”, i tha Tabaku-Felajt.

Ndërkohë thuheshin këto, Tabaku i tha Ramës të mos e ngrinte zërin, gjë që shkaktoi reagimin e Ramës. Kryeministri tha se kryetarja e Komisionit duhej të përqëndrohej te pyetjet dhe çështja.

Tabaku tha se për këtë çështje ishte një ministër në burg dhe në fakt duhej të kishin frikë anëtarët e maxhorancës.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV