Legjenda e boksit ukrainas, Vitali Klitschko ka reaguar pas fillimit të sulmeve ushtarake ruse ndaj vendit të tij.
Ish-boksieri i njohur i është bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të vendit, ndërsa ka dalë edhe me një deklaratë zyrtare nëpërmjet një video-mesazhi.
“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht që njerëzit janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksione vërtet të dhimbshme kundër Rusisë menjëherë.
Ndërkaq, vlen të përmendet edhe fakti se dhe vëllai i tij, Wladimir Klitschko, i është bashkuar ushtrisë në luftë për ta mbrojtur vendin e tij nga agresori rus.”, thotë ai.
Київ в умовах воєнного стану — оперативний штаб столиці оголосив низку рішень в зв’язку з агресією pic.twitter.com/Kgv1D9kfLy
— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) February 24, 2022