Rusët lëshojnë helikopterët, ja pamjet tronditëse të sulmit ndaj Ukrainës (Video)

Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia ka hapur disa fronte gjatë sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Frontet kryesore janë ato në veri të Kievit si edhe në rajon Kherson.

Në këtë të fundit rusët kanë mundur të futen përmes Krimesë, ndërsa BBC raporton se tani ushtria ruse synon të ruajë pozicionin në aeroportin e Hostemelit, përmes të cilit më pas të rinisë një sulm ndaj Kievit, objektivi kryesor i tyre.

Pas bombardimit me raketa, rusët kryen një sulm me helikopterë ndaj këtij aeroporti, i cili risolli në vëmendje pamjet e filmave me luftë, veç se kësaj radhe me pasoja të rënda, siç është humbja e jetës së civilëve dhe ushtarëve. Ndërkohë që helikopterët e Rusisë fluturojnë mbi Ukrainë, ushtria vendase është përpjekur të mbrohet me raketa tokë-ajër duke qëlluar ndaj helikopterëve.