Shpërthim i madh në bazën ajrore të Ukrainës, kryebashkiaku i Kievit shpall shtetrrethimin (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur disa minuta më parë në Melitopol, ku ndodhet baza ajrore e Ukrainës.

Ende nuk dihet nëse nga shpërthimi ka viktima apo të lënduar, ndërkohë që Rusia vijon të sulmojë me raketa Ukrainën, duke shkaktuar qindra të vdekur deri më tani.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka shpallur shtetrrethimin në kryeqytetin ukrainas nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si vende strehimi. Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kievit që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, duhet të keni dokumente identifikimi”, deklaroi ai.

Të fundit

Barcelona kërkon talentin që kushton 70 mln euro! Lojtari më premtues

Barcelona nuk ka hequr dorë nga strategjia për të ndjekur talente të reja që i përshtaten filozofisë së saj...

Ngjarja në Durrës, dalin detaje të reja! Jet-ski i merr jetën turistit, shpëton gruaja

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në ujërat përballë zonës së Shkëmbit të Kavajës, ku dy...

Bëhuni gati për parlamentin më të mërzitshëm në historinë e Shqipërisë!

Me afrimin e sesionit të ri parlamentar në shtator, panorama politike shqiptare duket se do të jetë më pak dinamike se zakonisht. Partia Socialiste...

Dy të rinj u shkulnin grave varëset e floririt nga qafa, pronari ua blinte

Policia e Tiranës ka goditur një grup të dyshuar që ishin përfshirë në grabitjen e grave kalimtare dhe më pas shitjen e bizhuterive tek...

Partia e tij feston ‘ditëlindjen’, Agron Shehaj fton simpatizantët për festë

Partia politike “Mundësia” do të shënojë një vit nga themelimi i saj me një aktivitet festiv, i cili pritet të mbahet më 4 qershor,...

Lajme të tjera

Web TV