Sulmet ndaj Ukrainës, nis në Presidencë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbledhur këtë pasdite Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Mësohet se në takim po marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka, ministri Mbrojtjes Niko Peleshi, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano dhe Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Kujtojmë që kjo mbledhje e presidentit me Këshillin e Sigurisë Kombëtare vjen pas sulmit të Rusisë herët në mëngjes mbi Ukrainën, ku deri më tani raportohet për disa të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Theksojmë se Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, transportit, punëve të jashtme dhe energjisë. Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV