Ylli ukrainas i Manchester Cityt poston kërcënimin ndaj Putin, e fshin menjëherë

Një postim i ashpër ka ardhur nga Oleksandr Zinchenko, ukrainasi i cili luan për Manchester City.

25-vjeçari ka postuar në Instagram foton e Putin dhe e ka sulmuar rëndë me fjalë pas pushtimit rus në Ukrainë.

“Shpresoj të përjetoni vdekjen më të dhimbshme dhe më të vuajtur”, ishte shkrimi i lojtarit në Instagram drejtuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Më pas postimi është fshirë nga profili i tij i Instagramit.