Lufta në Ukrainë nxjerr Papën nga protokolli, i shkon në zyrë ambasadorit rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku u takua me ambasadorin e Moskës në Vatikan të premten në ambasadën ruse për të shprehur shqetësimet e tij për pushtimin e Ukrainës.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha për CNN se Papa shkoi për të shprehur “shqetësimin e tij për luftën” në Ukrainë dhe u takua me ambasadorin për më shumë se një orë e gjysmë.

Vizita konsiderohet të jetë një rast i pazakontë dhe nuk është në përputhje me protokollet normale.

Forcat ukrainase janë gati për përballjen me trupat ruse, ndërsa janë rreshtuar në autostradën e rrugët e Kievit.

Forcat ruse tani mendohet se janë brenda qytetit, megjithëse vendndodhja dhe numri i tyre i saktë është i paqartë.
Përballjet u raportuan në Obolon, në periferi të qytetit, ndërsa rusët janë parë edhe në rrethet Vorzel, Bucha, Irpen.

Trupat ruse mendohet se kanë mbërritur nga verilindja, pasi janë shtyrë nga Çernobili, i cili u mor dje vonë.

Më shumë trupa ruse dhe forca të blinduara po përparojnë drejt kryeqytetit nga Konotop, në lindje, duke lënë qytetin e Chernihiv, ku u përplasën me rezistencën e Ukrainës.

Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës tha se sot do të jetë “dita më e vështirë” e luftës.

Sapo Kievi të rrethohet, inteligjenca amerikane beson se plani do të jetë që forcat speciale ruse të hyjnë dhe të marrin një aeroport me gjasë Sikorsky ose Boryspil, i cili më pas do të përdoret për fluturimin e 10,000 avionëve që do të sulmojnë.

Të fundit

E reja shqiptare gjendet e pajetë pranë një mbikalimi/ Bashkëshorti ngre alarmin

Komuniteti i Montecilfone në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e...

Ferrari prezanton automjete të reja hibride, çmimi fillestar 400 mijë euro

Prodhuesi italian i makinave luksoze “Ferrari” prezantoi sot automjete të reja hibride me një çmim fillestar prej 400.000 eurosh. Këto janë versionet e reja të...

Basha flet për lobimin e PD: E vërteta nuk blihet me 6 milion dollarë!

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në facebeook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu përgjigj pyetjes se “pse tradhëtoi Sali Berishë”. Në përgjigje, Basha...

Kreshnik Spahiu sulmon Berishën: Janë para të pista, nuk janë patriotizëm!

Kreshnik Spahiu ironizoi situatën me financimet elektorale dhe donacionet në fushata elektorale, duke thënë se për një thes miell quhet krim zgjedhor dhe arrestohesh,...

Rama ironizon Bashën e Berishën: Doli dhe bufi 7×7=6 milionë (dollarë)

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me gra dhe vajza në Fier se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të...

Lajme të tjera

Web TV