Me lot në sy dhe e tmerruar, vogëlushja ukrainase: S’dua të vdes, dua që kjo të marr fund (Video)

Pamje tronditëse vijnë nga qytetet e Ukrainës të cilët prej dy ditësh ndodhen nën pushtimin e Rusisë.

Gjatë këtyre dy ditëve kemi parë foto e video që të thyejnë zemrën. Qytetarët ukrainas po jetojnë një makth. Brenda pak orësh ata u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të gjetur një strehë të sigurt dhe për t’i shpëtuar sulmit rus. Fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë në dëshpërim, duke qarë para kamerës, nga frika e vdekjes.

Videot që po transmetohen në rrjetet televizive në mbarë botën janë shokuese. Një shembull tipik është ai i transmetuar nga Bloomberg, i cili tregon një fëmijë nga Ukraina me lot në sy duke thënë: “Nuk dua të vdes”.

Në video shihet vajza duke qarë teksa thotë “Nuk dua të vdes, dua që gjithë kjo të mbarojë sa më shpejt. Unë u zgjova në mëngjes nga një zhurmë e madhe”.